Kanceri është një ndër sëmundjet më sfiduese jo vetëm për pacientin, por edhe për familjarët e tyre, të cilët shpesh përballen me pasoja emocionale dhe psikologjike po aq të thella. Diagnoza e një familjari apo të afërmi me sëmundje kancerogjene mund të shkaktojë një sërë reagimesh emocionale që përfshijnë frikë, pasiguri, trishtim dhe ndjenja të fuqishme të shqetësimit shpirtëror. Këto përjetime shpesh ndodhin në mungesë të mbështetjes së organizuar psiko-sociale dhe e bëjnë edhe më të vështirë procesin e përballimit me situatën.
E dimë që kanceri është një sëmundje kronike dhe ndonjëherë terminale me ndikim të jashtëzakonshëm psikologjik dhe psiko-social si për pacientët ashtu edhe familjet e tyre dhe shoqërohet nga një seri ndryshimesh dramatike që përfshijnë dimensionet fizike, emocionale, shpirtërore, ndër njerëzore dhe shoqërore (shpesh dhe financiare) tek personat e prekur.
Ajo që përjeton një pacient kurr e merr lajmin e sëmundjes së shekullit nuk mund të përshkruhet me fjalë, por nga eksperienca dhe nga çfarë ne si specialist shohim është tronditja, ankthi, dhimbja në disa raste depresioni ku në disa raste shfaqet me agresivitet, por edhe me mbyllje të thellë në vetëvete ku në disa raste shkon edhe në mendimin për vetëvrasje.
E njejta gjë ndodhë dhe me familjarët ku ka raste që e përjetojnë më keq nga vetë pacienti, por ka dhe familjarë shumë të fortë që e marrin situatën në dorë dhe tregojnë mbështetje të pa ndërprerë ndaj familjarit të tyre.

Si ndikon psikologjikisht sëmundja e kancerit tek të sëmurët me kancer?
Ndikimet janë në bazë të 4 fazave të sëmundjes:
Duke filluar nga Dignoza, Trajtimi, Rikthimi dhe stadi Terminal.
Faza e parë, e cila është diagnoza, e cila shoqërohet nga:
Shoku, Mosbesimi, Ankthi, Depresioni, Faji dhe Hidhërimi, të cilat janë të kuptueshme të gjithë shokohen nga një lajmë tronditës, ka raste që kalojnë në depresion të menjëhershëm, nuk e besojnë atë lajmë, krijojnë ankth mbi çfarë do ndodhë mbasi e marrin lajmin e vështirë, ka raste që i vendosin vetes fajin mbi jetën e tyre të mëparshme, mendojnë që nuk kanë bërë jetën e shëndetëshme që janë prekur nga kjo sëmundje dhe sigurisht hidhërimi i thellë.
Faza e dytë trajtimi:
Faza e trajtimit të parë të kancerit (kirurgji, kimioterapi dhe/ose radioterapi) zakonisht përballet me emocione të përziera të sipër përmendura në fazën e diagnozës. Pacienti është i kënaqur që ka përfunduar me trajtimin dhe efektet anësore, por tani duhet të përballet me të ardhmen me më pak siguri për shëndetin e tij. Kërcënimi i përsëritjes ose i një vdekjeje të hershme mund të bëjë që disa pacientë që kanë arritur një përshtatje disi të brishtë të regresohen dhe të bëhen jofunksionale. Të tjerët, të cilët më parë nuk ishin përballur kurrë me vdekshmërinë e tyre, do të duhet të pajtohen me qëllimet e paplotësuara të jetës dhe nevojën urgjente për t’i adresuar ato menjëherë.
Faza e tretë: Përsëritja (rikthimi i sëmundjes)
Pacientët mund të fajësojnë veten ose mjekët e tyre për atë që zakonisht konsiderohet një dështim. Zemërimi, depresioni, ankthi dhe mosbesimi do të jenë më të theksuara. Ka më shumë gjasa të kërkohen trajtime alternative. Problemet shpërthejnë në marrëdhënien mjek-pacient, veçanërisht armiqësia ndaj mjekut.
Faza e katërtë: faza terminale
Faza terminale paliative është më e vështira, veçanërisht për mjekët. Vetëm kohët e fundit studentët dhe mjekët janë mësuar më mirë të merren me fazën terminale të sëmundjes. Teknikat paliative mund të reduktojnë dhimbjen, ankthin, depresionin, pagjumësinë. Përveç menaxhimit të delirit, ankthit ose simptomave depresive, disa pacientë dhe familjet e tyre kërkojnë ndërhyrje psikiatrike për të diskutuar se kur duhet të ndërpritet trajtimi aktiv dhe si të jetoni duke ditur se koha juaj është e kufizuar. Kohët e fundit, disa pacientë kanë dashur të diskutojnë për vetëvrasjen e asistuar. Të tjerë kanë nevojë për një vlerësim për jetën që kanë bërë dhe mund të kenë nevojë të trajtojnë punët e papërfunduara në lidhje me anëtarët e familjes ose miqtë.
Avancimi i kujdesit psikosocial në pacientet me kancer:
Projeksionet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vlerësojnë se incidenca e kancerit do të rritet në mënyrë eksponenciale deri në vitin 2030, me numrin vjetor të rasteve të reja duke u rritur nga 14.1 milion në 2012 në 21.6 milion në 2030 dhe vdekjet për shkak të kancerit nga 8.8 milion në të gjithë botën në 2015 në më shumë se 12 milionë në 2030.
Një implikim i gjerë i këtyre shifrave përfshin ndikimin psikosocial të sëmundjes, duke përfshirë pasojat emocionale, nevojat e kujdesit mbështetës dhe cilësinë e jetës së pacientëve me kancer dhe familjeve të tyre.
Një gjendje psikopatologjike mund të diagnostikohet, sipas të dhënave të fundit në literaturë, në 25-30% të pacientëve duke përdorur sistemet e zakonshme nozologjike të klasifikimit psikiatrik (p.sh.
Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve, botimi i dhjetë [ICD-10] i OBSH-së ose Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore, Botimi i Pestë [DSM-5] i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë).
Diagnozat më të zakonshme përfshijnë:
Çrregullime të lidhura me stresin, çrregullime të spektrit depresiv, çrregullimet e ankthit, çrregullimet seksuale (p.sh. humbja e libidos dhe anorgazmia), sindroma e demoralizimit, çrregullimet e simptomave somatike, ndjenja për vetëvrasje.
Në Shqipëri ka shumë faktor që e përkeqësojnë përveç sëmundjes gjendjen psicosociale të një pacienti me sëmundje kancerogjene, të cilat janë:
Kushtet ekonomike, ndihma jo e duhur nga shteti, blerja e medikamenteve nga xhepi i tyre dhe mungesa e ndihmës psikologjike, e cila është shumë shumë e rëndësishme për këta pacient.
Ka disa të dhëna që vijnë nga vitet 2007 – 2020 të bëra në spitalin onkologjik në QSUT. U konkludua se depresioni takohet në një përqindje të konsiderueshme tek këta pacientë. Nga 38% deri në 50% e tyre kishin shkallë të konsiderueshme të depresionit dhe kërkonin trajtim.
Ky trajtim psikolgjik në Tiranë bëhet në mënyrë private nga disa organizata private dhe është shumë i pamjaftueshëm, por nëse flasim në të gjithë vendin tonë duke përfshirë dhe rrethet e largëta, fshatrat e thellë është inegzistent nga shteti.

Ndërhyrja psikosociale e bazuar në prova
Literatura mbi efikasitetin e disa formave të ndërhyrjeve të specializuara psikoterapeutike dhe rehabilitimit psikosocial në onkologji tregon një përfitim të përgjithshëm në uljen e ashpërsisë së simptomave psikiatrike si dhe simptomave somatike (p.sh. dhimbje) dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës, mirëqenies, kthimit në punë, sjelljen e sëmundjes dhe ndoshta mbijetesën.
Këto forma përfshijnë:
- Terapia grupore ku duhet të krijohen vende të veçanta për këta pacientë ku të mblidhen në praninë e një psikologu dhe të diskutojnë me njeri tjetrin, të shprehen për probleme, të cilat nuk mund t’i shprehin me familjet e tyre, ti japin forca njeri tjetrit.
- Trajtim farmakologjik (SSRI, SNRI) ku përfshihet terapia me medikamente antidepresive, qetësuese.
- Terapia Mendje-Trup ka të bëjë me meditimin, në disa vende të botës është një metod shumë efikase, e cila kryet nga vetë pacienti ose e asistuar nga psikologu dhe është vërtetuar që ka shumë rezultate në stabilitetin emocional të këtyre pacientëve.
- Terapia Familjare ka të bëj me bisedat në familje, organizimet familjare, forca që merret nëpërmjet bisedave me njerëzit e familjes.
Një nga hallkat më të rëndësishme për këta pacientë është: Komunikim efektiv me mjekun.
Ky proces, bazuar në profilin specifik psikologjik, njohës dhe social të pacientit, përfshin:
- Një përmirësim në informacionin që i jepet pacientit
- Një përmirësim i zgjedhjes së përbashkët me mjekun
- Një personalizim i rrugës së trajtimit
- Vetë-reflektim në lidhje me përvojën e sëmundjes
- Përdorimi më efektiv i burimeve të kujdesit shëndetësor
Përparësitë e komunikimit efektiv midis mjekut dhe pacientit
- Vetë-efikasiteti i perceptuar
- Mirëqenia psiko-fizike
- Besim te mjeku
- Respektim më i madh ndaj trajtimeve
- Një nivel më të lartë të perceptuar të cilësisë së jetës Angazhimi
- Ndërgjegjësimi
- Bashkëpunimi
- Përfshirje
- Toleranca e pasigurisë
Konkluzione
Kanceri dhe trajtimi i tij kanë një ndikim të jashtëzakonshëm psikologjik dhe psikosocial si te pacientët ashtu edhe te familjet e tyre dhe shoqërohen me një sërë ndryshimesh dramatike që përfshijnë dimensionet fizike, emocionale, shpirtërore, ndërpersonale dhe sociale të personit me kancer.
Pranimi se një përqindje e lartë e pacientëve me kancer vuajnë nga simptoma emocionale (p.sh. ankthi shëndetësor, nervozizmi dhe demoralizimi) ose kushte psikopatologjike (p.sh. depresioni klinik dhe çrregullimi i stresit post-traumatik) është jashtëzakonisht e rëndësishme që profesionistët e kujdesit ndaj kancerit të ofrojnë kujdes të integruar dhe gjithëpërfshirës në onkologji.
Përfitimet e ofrimit të kujdesit psikosocial ndaj kancerit për pacientët dhe familjet si pjesë e kujdesit standard në reduktimin e shqetësimit dhe sëmundshmërisë psikosociale të lidhur me kancerin dhe në nxitjen e një cilësie më të mirë të jetës gjatë dhe pas trajtimit, dhe përfundimisht rritja e mbijetesës.
Duhet të ndërmerren hapa në qasjet psikosociale ndaj kancerit, si në spital ashtu edhe në komunitet; duke përfshirë kujdesin psikosocial, në parandalimin dhe diagnostikimin, në ndjekjen e përbashkët dhe kujdesin për mbijetesën, dhe në kujdesin në fund të jetës.




















