Engjëll Musai: Rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë dhe një qëllim…!

Falenderimi për të gjithë të pranishmit në takimin që u organizua nga SH.A.K.”Tomorri” nën kujdesin e Prof. Dr. Ajli Alushani, dhe z. Zagoll Gjoni, Kryetar i SH.A.K. Tomorri, dega Tiranë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave Prof. Skënder Gjinushi, Organizatën e Veteranëve e Pasardhësve të LANÇ-it, “Nder i Kombit”, kreun e grupit të deputetëve të Qarkut Berat, Ervin Demo, Z.Spartak Braho, Irfan Hysenbelliu, Nuri Çuni, Dashnor Dervishi, Fatos Çerenishti.

Engjëll Musai
Kryetar i Shoqatës  A. K. “TOMORRI”

Sigal

Ditën e premte më 11 korrik 2025, ora 11.00, Akademia e Shkencave u mbipopullua nga prania e intelektualëve, veteranëve, personaliteteve, këngëtarëve dhe anëtarëve të pranishëm të Shoqatës “Tomorri”. Dhe nuk ishte ditë Kuvendi ! Madje as aktivitet i ndonjë formacioni politik ! Përkundrazi ishte një ditë e shënuar, ku Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Komiteti i O.V.P të LANÇ, nën kujdesin e veçantë të Akademik Prof. Dr. Skënder Gjinushi, Prof. Dr. Ajli Alushani, Z.Veli Myftari dhe Degës së SH.A.K. “Tomorri” Tiranë do të zhvillonin një nga eventet më të rendësishme dhe të veçanta  të këtyre 35 viteve. Të pranishëm ishin edhe shumë intelektualë, ish-kryebashkiaku i Beratit dhe deputeti i qarkut të Beratit, Prof.Dr. Ervin Demo, veteranë, këngëtarët e shquar, ”Mjeshtrat e  Mëdhenj” si Ylli Baka, Paro Zilfaj, Dule Malindi si dhe Drejtori Artistik i Ansamblit “Demir Zyko- Nder i Kombit “, Klodian Qafoku. Qëllimi i aktivitetit ishte vlerësimi i figurave, të cilat për shkak të situatave dhe rrethanave të cilësuar ishin lënë në harresë. Ndoshta duhej kurajo dhe vendosmëri për të nisur një rrugëtim, sipas tekstit të artë të ‘Hymnit Kombëtar’, për bashkim në interes të çështjes së madhe të Kombit. Kërkesën dhe idenë e parë për të organizuar këtë event të veçantë, e bëri një nga figuarat më popullore të Shoqatës A.K.Tomorri, por edhe më me vlera Akademike dhe qytetarie, Prof.Dr. Ajli Alushani. Si Kryetar i SH.A.K.”Tomorri” pas takimit që bëmë së bashku edhe me Z.Nuri Çuni, Rustem Zyko dhe Zagoll Gjoni, Kryetar i Degës së Shoqatës “Tomorri” për Tiranën, filluam organizimin për të realizuar nja nga akivitetet që kishte brenda saj edhe  vështirësinë e ndasisë e mëndësisë  politike të 85 viteve më parë, që filluan me përfundimin e Luftës II-Botërore, më 29 nëntor 1944, me përplasje, ndëshkime, burgosje, internimet të kundërshtarëve por edhe të familjeve dhe fiseve. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vlerësimi i merituar i 3 figurave të shquara të trevës së Tomorrit, si edhe përbashkimi pa dallime politike, krahinore, fetare e politike i figurave dhe personaliteteve të “ SHOQATËS TOMORRI”: Mestan Ujaniku- Musabelliu, Komandantit të Çetës Plakë te Skraparit( pas vdekjes), shekullorit Mustafa Bakiasi -Kapinova, dëshmitar okular i Luftës Partizane dhe Z. Veli Myftari Sekretar i Pergjithshëm i O.V.P. të LANÇ.

Për figurën, rolin dhe vlerat e Mestan Ujaniku -Musabelliu, çlirimin e Çorovodës, LANÇ-in dhe luftën partizane , referuan  Prof. As. Dr. Zylyftar Bregu, Kujtim Ujaniku – Musabelliu, Veli Myftari, Mustafa Bakiasi -Kapinova, Spartak Braho, Zylyftar Hoxha etj.

01

Mestan Ujaniku- Musabelliu, Komandantit të Çetës Plakë të Skraparit

Ceremonia nisi me nderimin e Hymnit Kombëtar dhe urimin e mirëseardhjes në emër të Shoqatës Atdhetare Kulturore ‘Tomorri’. Është një ditë e veçantë, një ditë e kadifenjtë, pasi të flasësh për Mestan Ujanikun është respekt jo vetëm për veprën dhe personalitetin e tij, por mbi të gjitha është edhe adhurim për Skraparin, Tomorrin dhe të gjithë banorët që lindën dhe u rritën  rreth këtij Mali të Shenjtë.  Ne kemi shumë nevojë të njohim historinë, ta mbajmë të gjallë kujtesën dhe ta parasjellim të ardhmen.

Diploma “NDERI DHE KRENARIA E SHOQATËS  TOMORRI” ( Pas vdekjes ) e akorduar nga Sh.A.K.Tomorri, ju dorëzua nipit të tij Kujtim Ujaniku – Musabelliu, me këtë Motivacion:

Mestan Ujaniku – Musabelliu atdhetar dhe patriot në mbrojtje të lirisë, vlerave demokratike dhe të vërtetës. Lindi në Ujanik të Skraparit, në gji të malit të shenjtë të “Tomorrit”. Mori pjesë në luftën e Vlorës, në Lëvizjen e Qershorit 1924 dhe në 14 mars të vitit 1942, në krijimin e “Çetës Plakë” të Skraparit, ku Mestan Ujaniku u caktua komandant duke u vënë në krye të luftës mbarë-popullore për çlirimin nga pushtuesit të Çorovodës, qytetit të parë në Europë. Ka drejtuar me guxim e trimëri formacionet ushtarake si gjatë luftës edhe pas çlirimit. Gjatë gjithë jetës me veprën e tij, luftoi e punoi në shërbim të kombit dhe kurrë nuk e humbi shpresën se barazia një ditë do të bëhet realitet. Por, ëndrra e Mestan Ujanikut, legjendës së maleve u ndal në mes, pasi u shua nga qelitë e diktaturës komuniste. Nderim për pionierin e luftës, pjesë e yjeve të pashuar të kombit!

Kryetari i SH.A.K. “Tomorri”

Engjëll MUSAI

Diploma u dorzua nga Prof.Dr. Ajli Alushani dhe djali i Skraparit Z. Irfan Hysenbelliu, personalitet me vlera, biznesmen i shquar,  dhe  drejtues Focus Group dhe Panorama Group.

 

02

Mustafa Bakiasi -Kapinova

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” vlerësoi me diplomën “ PERSONALITET I SHQUAR I SHOQATËS “TOMORRI”  Mustafa Bakiasi -Kapinova,  dëshmitar okular i Luftës Partizane, i cili tashmë ka prekur shekullin, me këtë motivacion:

Z.Mustafa Bakiasi – Kapinova Pasardhës i denjë nga një familje e shquar patriotësh dhe luftëtarësh për çështjen kombëtare. Atdhetar që ka dhënë një kontribut të çmuar në gatishmërinë për mbrojtjen, interesat kombëtare si dhe modernizimin e jetës ushtarake ndër vite. Në karrierën e tij ka shpalosur dije të thella dhe bashkëkohore në fushën historike, traditës kombëtare dhe humanizmit. Në të gjitha pozicionet e punës si intelektual dhe drejtues shoqëror ka treguar me fakte se dashuria për Kombin, Skraparin dhe “Shoqatën Tomorri”, është më e rëndësishme se interesi personal. Me energjinë, prodhimtarinë, pasionin, korrektesën dhe respektin në shoqëri ka shërbyer si shembull frymëzimi për të gjitha brezat.

Kryetari i SH.A.K “Tomorri”

Engjëll MUSAI

Diploma u dorëzua nga Z.Spartak Braho, personalitet i shquar dhe njëkohësisht Nën/Kryetar i Kuvendit Kombëtar të SH.A.K.Tomorri

 

 03 / Z. Veli Myftari Sekretar i Përgjithshëm i O.V.P. të LANÇ, “Nderi i Kombit”

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” vlerësoi me D I P L O M ËN “ PERSONALITET I SHQUAR I SHOQATËS TOMORRI” i jepet, Z. VELI MYFTARI me këtë motivacion: Mishëron vlerat më të larta në çështjen kombëtare! Në personalitetin e tij ka spikatur korrektësia, ndershmëria, modestia dhe përkushtimi atdhetar e shoqëror, në fushën e sigurisë dhe rendit publik, duke shpalosur kulturë dhe kurajo profesionale për të shkelur në shtigje të vështira. Në të gjitha pozicionet e punës si Drejtues i Lartë, por edhe si Sekretar i Përgjithshëm i OVP të LANÇ, mban në dorë pasaportën e së resë, progresives duke njohur vetëm suksese. Me qëndrimet e tij ka mbështetur dhe vlerësuar aktivitetet e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, duke rrezatuar mirësi, frymëzim, tolerancë dhe pjekuri.

Kryetari i SH.A.K “Tomorri”

Engjëll MUSAI

Diploma u dorëzua nga Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Prof. Dr. Skënder Gjinushi si dhe Drejtuesi Politik dhe deputeti i Qarkut të Beratit Ervin Demo.

Aktiviteti u mbyll me vlerësimin dhe respekt për të gjithë të pranishmit nga Tirana në veçanti për iniciatorin e këtij aktiviteti Prof.Dr. Ajli Alushani si dhe të ardhur nga dega e  Durrësit, z. Hajri Nuhu, Fredi Musai, Gëzim Aliaj, që gjetën kohën dhe  mundësinë në këtë periudhë të nxehtë për t’u bëre pjesë e ketij aktiviteti perbashkues per historine.  Me trokitjet e gotave që uruan bashkimin e vlerave kulturore, atdhetare dhe shoqërore të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të trevës së Tomorrit në Shqipëri dhe kudo ku ndodhen nëpër botë  për një jetë më të mirë ,përfundoi ky event me vlera atdhetare dhe kulturore.