Prezantohet “Dimri i librave”/ Romani i Bashkim Hoxhës ftesë për reflektim mbi shkrimtarët dhe leximin

21
Sigal

“Dimri i librave” i Bashkim Hoxhës vë në qendër shkrimtarin dhe krizën e leximit. Kopertina duket e mirmenduar në funksion të idesë, ku autori ngjit shkallët, e ku mbi krye i rëndon një tra i madh metalik, prej ku nis edhe drama e parë e shkrimtarit në këtë roman. Ky libër në pikëpamje të parë i zymtë, shoqërohet me mjaft ironi, ç’ka i jep lexuesit argëtim edhe pse dominojnë notat pesimiste për krizën shpirtërore dhe kulturore të shoqërisë, e cila në këtë rast është pa kohë. Ky roman ka një strukturë të veçantë ku çdo kapitull është pagëzuar me nga një emër poeti si Fatmiri, Simoni apo Sokrati qëllimshëm prej shkrimtarit. Dozat pesimiste të realitetit vijnë nën prespektivën e një drite gjatë gjithë strukturës narrative duke zhbërë çdo antivlerë, e cila rreket të institucionalizohet. Bashkim Hoxha është gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në anglisht.