Dieta e peshkut: Studiuesit zbulojnë rrezikun më të madh të saj

29
Sigal

Ke dëgjuar për “PFAS”? Perfluorinated alkylated substances (substancat e alkiluara të perfluoruara) janë një grup substancash, efektet e së cilave janë ende në studim, por është zbuluar se ekspozimi ndaj tyre është i lidhur me një sërë problemesh të rënda shëndetësore.

Aktualisht janë më shumë se 4.700 substanca që i përkasin kësaj familjeje, të cilat janë shumë të përdorura në industri të ndryshme. Këto përbërje kimike u rezistojnë një pjese të madhe të proceseve natyrale të degradimit prej lidhjes së fortë të fluorinës dhe atomeve të karbonit.

Sipas një studimi të publikuar në “Medical News Today”, personat që kanë një dietë me bazë peshku, e kanë më të lartë riskun për t’u ekspozuar ndaj këtyre substancave. Por autorët e studimit nuk e sugjerojnë heqjen e peshkut plotësisht nga dieta, vetëm rrallimin e tij.

Studimi në fjalë u realizua mbi banuesit e Portsmouth, një zonë ku konsumi i peshkut është shumë i lartë dhe në pyetje u morën 1.829 banorë të cilët u pyetën për llojet e produkteve të detit që konsumonin. 95% e tyre deklaruan se kanë ngrënë peshk dhe prodhime deti gjatë gjithë vitit, më së shumti: salmon, karkaleca dhe peshk ton të paketuar.

Dieta e peshkut: Studiuesit zbulojnë rrezikun më të madh të

PINTEREST

Nga analizat e bëra në ushqimet e tyre, u zbuluan 26 lloje të PFAS, duke nxjerrë përfundimin se personat që hanë më shumë ushqime deti, kanë përqëndrim më të madh në trup të PFAS.

Përveç toksicitetit të substancave në fjalë, studiuesit theksojnë se akoma nuk ka mjaftueshëm kërkime për të vërtetuar dëmet e vërteta që vijnë në shëndetin e njeriut nga përqëndrimi i lartë i këtyre kimikateve.

Por deri tani është zbuluar se PFAS, lidhet ngushtë me rritjen e kolesterolit në gjak. Në diskutim janë edhe teoritë për një lidhje të tyre me problemet gjatë shtatzënisë, nga hipertensioni deri tek ulja e përgjigjes imune të trupit ndaj vaksinave. Ka një shans që këto substanca të lidhen me kancerin në veshka dhe testikuj.