A përdorni Ibuprofen shpesh?! Atëherë duhet të dini këto rreziqe

470
Sigal

Sipas një studimi të fundit mbi medikamentet të publikuar në gazetën amerikane të epidemiologjisë, studiuesit e udhëhequr nga dr Gary Curhan në Brigham thanë se përdorimi i medikamenteve të tilla si analgjeziku NSAID dhe Acetaminofeni janë të lidhura me një rrezik shumë të lartë të humbjes së dëgjimit.

Analizimi i të dhënave të mbledhura nga më shumë se 55.000 gra, u gjet se gratë të cilat kishin përdorur medikamente me përmbajtje të ibuprofenit për më shumë se 6 vjet do të kishin 9 – 10% rrezik më të lartë për t’u prekur nga humbja e dëgjimit.

Sipas Dr Curhan ky është një fakt shqetësues sepse njerëzit vazhdojnë t’i përdorin këto medikamente me mendimin se janë plotësisht të sigurta, por nuk është e vërtetë. Jo të gjitha dhimbjet kronike duhet të trajtohen me medikamente qetësuese.

Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i rregullt i këtyre medikamenteve rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve me veshkat dhe hipertensionin.