Ja mënyra e organizmit, harmonia arkitekturore deri te demokracia që i bën një model në shkallë botërore dhe parakodsi me Shqipërinë në këto 32 vjet pseudodemokraci
Për nga mënyra e organizimit, drejtimit, funksionimit dhe shpërndarjes të të ardhurave, përbëjnë një model në shkallë botërore, të demokracisë liberale, ku çdo qytetar ndihet i vlerësuar. Qytetet kanë një harmoni arkitekturore, pastërti tradicionale, freski natyrore, pasi çdo lagje ka parkun e vet të gjelbërimit
Kurioziteti e shtyn njeriun që të njohë të panjohurat dhe eksperienca të ndryshme specifike, sepse në përmjet këtij procesi, hap një dritare për ta parë botën me sytë e mëndjes dhe për të bërë krahasime, vlerësime dhe gjykime individuale. Duke ju bashkuar një guite turistike pesë ditore, vizituam disa nga vendet nordike, që kanë karakteristika të përbashkëta, pasi janë pjesë e një familje me ngjashmëri natyrore dhe psiko-shoqërore. Para se të përshkuajmë mbresat kryesore gjatë vizitave në disa qytete të këtyre tre shteteve, të japim një informacion njohës për veçoritë e tyre.
NJË PREZANTIM I SHKURTËR PËR TRI “ SIMOTRAT” E TË NJËJTËS FAMILJE
Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, tre shtete që shtrihen në Europën Veriore ku dy të parat lagen nga Deti i Veriut dhe Deti Balltik, ndërsa Norvegjia ndodhet në brigjet e Detit të Norvegjisë, Detit të Ngrirë Arktik dhe Detit të Veriut. Të tre këto shtete pavarësisht dallimeve sipërfaqësore dhe popullatës, në natyrën e tyre ngjasojnë dhe formojnë një ansambël gjeografik, me karakteristika të përbashkëta social-ekonomike. Vizitën e nisëm nga Suedia, duke “mësymur” nga ajri në qytetin Malmoe të Suedisë, nga uji nëpërmjet tragetit që lidhet me tunel nënujor me Kopenhagen dhe nga toka me Norvegjinë. Ditët ishin tepër intensive, me një dinamik turbulluese. Suedia është shteti më i madh i Europës Veriore, me një sipërfaqe 449964 km2 dhe një popullsi prej 10 miljon banorë, me kryeqytet Stokholmin. Popullata kryesisht është skandinave, gjermane dhe pakica emigrantësh nga vende të ndryshme të botës, me një dendësi 18 banorë për km2. Popullsia është përqëndruar kryesisht në jug të vendit 80%, pasi klima është e butë, ndërsa 20 % jeton në veri dhe në zonën qendrore. Ka gjuhën e vet suedeze, monedha është Korona suedeze dhe sistemi shtetëror është Monarki Kushtetuese.Territori është formuar nga Alpet Skandinave ( lartësia maksimale është 2000 m ). Ka liqenin kryesor Vanern me 5650 km2, liqeni më i madh i Europës Perëndimore dhe lumenj të vrullshëm që furnizojnë me energji elektrike gjithë Suedinë. Ekonomia është shumëdegëshe si pyje, pasuri nën tokësore , kryesisht hekur, hidrocentrale, industri peshkimi, prodhim automobilash, etj. Kanë prioritet kultivimin e drithërave,patates, rriten gjedhët dhe derrat. Duke ju referuar historisë, 1800 vjet para Krishtit, ka pasur marrëdhënie me popujt e mesdheut. Në shekujt e IX-XII, danezët dhe norvegjezët u shtrinë drejt perëndimit, ndërsa suedezët drejt lindjes (Rusisë). E pavarur në 1523, me Gustavin e I. Kulmin e suksesit të saj e arriti me mbretin Gustav Adolf II ( 1611-1632 ). Në 1814, Suedisë iu bashkua dhe Norvegjia deri në 1905. Nga viti 1907 e më pas Suedia njohu një periudhë përparimi të gjithanshëm politik, shoqëror dhe ekonomik. Nuk është prekur në të dy luftërat botërore pasi ka qënë shtet neutral. Suedia radhitet ndër shtetet më të përparuara të botës, që nuk njeh skamje e varfëri. Suedia shquhet jo vetëm për standarde të larta ekonomike, por dhe arsimore e kulturore. Universiteti suedez Upsala, është themeluar në 1477 dhe ka arritur nivel të lartë teorik dhe shkencor, duke nxjerrë shkencëtar dhe personalitete të shquara ndërkombëtar. Ka infrastrukturë moderne. Një nga mrekullitë është tuneli nën ujor 5 km, ku qarkullojn në të njëtën kohë treni, autobuzi dhe anije, që lidh Danimarkën me Suedinë, respektivisht Malmoen me Kopenhagen, që është vazhdim i urës 12 km. Në fushën e kulturës ka të zhvilluar artin, letërsinë dhe kinematografinë. Mjafton të kujtojmë që ka fituar 6 herë Eurosongun. Italjanët kanë një thënje tepër kuptimplote, që duke e parë Suedinë të shtrirë në një sipërfaqe pafund dhe me pasuri ekonomike natyrore dhe nëntokësore të lakmueshme, por me një popullsi relativisht të vogël, e kanë cilësuar “ picolo grande”, që do të thotë e vogël por e madhe.
Ndryshe në Shqipëri, që në këto 32 vjet pseudodemokraci, çdo bashki, me hajdutëri ka betonuar qytetet, ka bërë batërdi. Një dukuri interesante ishte pamja e varrezave në Oslo, ku të gjithë varret, pa dallim të pasur e të varfër, kishin te koka e varrit një gur dhe emrin. Kjo filozofi flet për barazinë sociale që duhet të ketë një shoqëri e qytetëruar dhe e emancipuar. Po të vizitosh vorrezat tona gjen dhe varre me dy kate, si të jenë shtëpi banimi, një marrëzi.
Për nga renditja do ndalemi te Danimarka, që shtrihet në një sipërfaqe prej 43093 km2, dhe një popullsi rreth 5,5 miljon. Keyeqyteti i saj është Kopenhagen, gjuha daneze dhe monedha korona daneze. Forma shtetërore është monarki konstitucionale. Ka një shtrirje të admirueshme dhe zotëron pjesën më të madhe të gadishullit të Jutlandës. Ka 400 ishuj nga të cilët 100 prej tyre janë të banuar. Edhe Groelanda zotërohet nga Danimarka. Dendësia e popullatës është 119 banorë për km2. Qytetet kryesore janë Athus, Odense, Helsinjor, Alborg, Ka teritor të sheshtë, fushor, me klimë të butë e të lagësht, me shumë re në dimër dhe me erëra të forta detare në Pranverë-verë.Kultivohen elbi, gruri, foragjeret dhe panxhari i sheqerit, ku merren rendimente të larta në shkallë botërore. Është një vend me blegtori shumë të zhvilluar, kryesisht për prodhimin e qumështit, gjalpit dhe mishit nga gjedhët dhe derri. Ka të zhvilluar industrinë ushqimore, tekstile, prodhim çimentoje, porcelani, motorra diezel për anije, ndërtim anijesh dhe industri elektronike, etj. Danimarka u banua që në fund të shekullit të VI-të nga popullsitë gjermanike. U kristianizua nga shekulli i X. Në fillim të shekullit të XVI formoi mbretëri të bashkuar me Norvegjinë dhe Suedinë. Në vitin 1864 Danimarka hyri në luftë me Prusinë dhe humbi Shlesvingun dhe Holshtejnin. Qëndroi asnjanjëse në Luftën e Parë Botërore, por u pushtua nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore. U çlirua nga aleatët. Në 1949 aderoi në Paktin e Atlantikut, ndërsa 1973 në TPE.
Norvegjia, në trekëndshin e Europës Veriore, ka një sipërfaqe të konsiderueshme prej 323895 km2 dhe një popullatë 5 miljon banorë. Kryeqyteti është Oslo, sistemi është Monarki konstitucionale. Mbreti ka autoritet simbolik. Ndahet në 18 distrikte. Gjuha është norvegjisht. Popullsia tradicionale është gjermano-skandinave dhe pakica finë. Monedha korona norvegjeze. Vend malor me pllaja, pyje dhe fjordet e famshme, ku ngrihen qytetet. Kufiri detar shtrihet në rreth 20.000 km2. Klima kontinentale zbutet nga Atlantiku dhe lejon kultivimin e drithërave dhe patateve. Ka të zhvilluar blegtorinë dhe një pasuri të madhe pyjore. Është prodhuese dhe eksportues e naftës dhe gazit natyror, që i nxier nga nëntoka e Detit të Veriut.Numërohen hidrocentrale të shumta dhe është e pasur me burime hidroenergjitike. Epërsi ka industria kimike dhe elektrokimike dhe prodhon motora anijesh, etj. Novergjia me traktatin e vitit 1814, kaloi me Suedinë. Në vitin 1905 fitoi pavarësinë. Në luftën e parë botërore ishte neutrale dhe su përfshi në luftime.. Në 1940 u pushtua nga Gjermania, ku Kryeministri J.V.Kuisling u vu krejtësisht në shërbim të nazistëve. Në 1945, mbreti u kthye nga Londra në Oslo dhe vazhdon të jetë Monarki Konsistucionale. Novergjia është një nga anëtarët themelues të OKB-së dhe të NATO-s. Në tre dekadat e fundit ka bërë një hop të madh ekonomik dhe ka arritur standarde të larta jetese, duke u radhitur në vëndet më të pasura të botës..
Suedia me 10 miljon banorë ka 80 deputet, ndërsa neve me 2 miljon banorë kemi 140 deputet, që na mundëson të “eksportojmë” dhe në vëndet nordike. Në të gjitha vëndet skandinave, uji i çezmave, në rrugë, në shtëpi dhe hotele është i pishëm pa përjashtim, në një kohë që Shqipëria noton mbi ujë dhe shumë qytete e kanë ujin me orar ose e blejnë ujin e pishëm. Stimuli material ndihet kudo
Qytete që lëshojnë dritë nga fasadat
Pasi bëmë një prezantim të shkurtër të tre shteteve skandinave nga pikpamja gjeografike, resurset ekonomike dhe epërsitë e pasurive natyrore, që ngjajnë si krijesa të një familje, do ndalemi te turneu nëpër qytetet kryesore për secilin shtet. Sa zbret në Malmoe të Suedisë të bie në sy harmonia arqitekturore, pastërtia tradicionale, freskia natyrore dhe ngjyrimet kolor të pallateve dhe shtëpive prej druri, në të bardha, gri dhe të zeza. Vizita nisi në monumentet kryesore të Malmoes, për të vazhduar udhëtimin për në Kopenhagen. Ditët janë tepër intensive dhe gdhihen e ngrysen duke i lënë radhën njëra tjetrës, dita e gjatë natës së shkurtër e të freskët. Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, një pasuri e madhe kulturore, që të pushton e nuk të lëshon me monumentet kryesore, madhështore. Nis vizita te katedralja, ku përbri gjëndet dhe Universiteti i Kopenhagenit, sheshi kryesor Radhusplatse, bashkia, Pallati Kristianborg, përballë është parlamenti aktual danez. Vazhdojmë vizitën te Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, dhe pallati aktual i Monarkisë daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersenit. Pasi mbyllim vizitat në Kopenhagen shkojmë në një qytet të vogël me histori të madhe në Helsingor, ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e kryeveprës së Shekspirit, tragjedisë “Hamleti”. Pasi vizituam kështjellën, vazhduam udhëtimin me traget për në Helsinborg, ku vizituam monumentet kryesore si Bashkinë e qytetit, sheshin qëndror Stortorget, dhe Kështjellën Karnan. Vepra arti, që të impresionojnë për nga bukuria dhe arkitektura e tyre. Veçanërisht Bashkia e qytetit konkuronte me bashkitë më të bukura në botë. Këtu përshëndetemi me Danimarkën dhe futemi përsëri në Qytetin e bukur suedez, në Gotenborg., ku akomodohemi për një natë. Vizitat nisin nga Sheshi Gustav Adolf, ku gjëndet dhe Bashkia e qytetit, Kopshti Mbretëror Kungsparken, lagjia e vjetër e ndërtuar nga Hollandezët, “Haga”, Sheshi Gotaplatsen, dhe disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut, si dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Ecim nga njëri qytet në tjetrin, duke ndërruar shtete, kapërcejmë përsëri nga Suedia në Norvegji, në kryeqytetin e saj në Oslo. Vizitat nisin në monumentet kryesore të Oslos duke filluar me Kështjellën mesjetare të Akershus, bashkinë e qytetit “Rathuset”, që ka një rol historik pasi aty çdo vit jepet çmimi Nobel për Paqen, duke vazhduar në bulevardin qëndror në Oslo, Karl Johan Gate, ku gjënden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë, si dhe Pallati Mbretëror i Monarkut Norvegjez. Në bukuritë e Oslos një vend të veçantë zenë parku me skulptura të Gustav Vigeland, parku i jashtëzakonshëm “ Frogner”, si dhe pista madhështore e skive Holmenkollen, unikale në Skandinavi. Ditët janë sa interesante për objektet që vizitojmë aq edhe të lodhshme për nga intensiteti i vizitave. Gjatë rrugëtimit për në Stokholm, ndalojmë për rreth dy orë në qytetin Orebro dhe vizitojmë disa nga monumentet karakteristike të këtij qyteti. Mbyllja e këtij turneu turistik përfundon me vizitat spektakolare në kryeqytetin suedez, në Stokholm. Stokolmi është qyteti metropol, më i madhi në vëndet skandinave me 2.7 miljon banorë. Është i vendosur në 14 ishuj, ku njëri prej tyre ka vetëm një shtëpi dhe është quajtur ishulli misterioz, ku jeton një familje me influencë në çështjet ndërkombëtare. Qyteti është ndërtuar me pallate moderne dhe shtëpi druri me kolorit harmonik. Ka një nga metrot më të bukura në botë me shtatë degëzime nën tokësore.
Vizitat nisin nga Pallati Drottingholmen, ku vizitojmë dhe kopshtet e mrekullueshme të tij. Një vepër historike arti është Bashkia e qytetit ndërtuar në 1923, ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve të çmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze. Vizita vazhdon në lagjet e qytetit të vjetër me ndërtime karakteristike, ishulli qëndror Gamla Stan, ku gjëndet pallati i vjetër mbretëror, sheshi qëndror i qytetit Stortoget, më i bukuri, ku gjëndet dhe Akademia Suedeze, si dhe Muzeu i Nobelit. Qyteti ka pamje madhështore dhe pjesërisht e pamë nëpërmjet vozitjes me një traget turistik. Guita turistike pesë ditore me një grup prej 50 vetësh, ishte tepër mbresëlënëse, edhe për faktin se vizitorët shqiptarë tregojnë interes të mësojnë nga eksperienca e vëndeve të zhvilluara dhe shfaqin sjellje dhe korrektesë në zbatimin e programit. Por ajo që dua të nënvizoj dhe theksoj, se këtë turne e zbukuroi e hijeshoi prania e shoqëruesit të grupit, Leonardit, me klasin e tij intelektual, erudicionin kulturor, përcjelljen e informacionit multidimensional dhe papërtueshmërinë për të qënë prezentë në çdo moment, jo thjesht me gadishmërinë fizike, por me përmbushjen e kërkesave sipas prirjeve dhe interesave të individëve të veçantë. Shoqëritë turistike, po të arrijnë të gjejnë shoqërues lider, të profilit të Leonardit, do ta kthejnë guidën në një institucion kulturor, ku interesimi i vizitorëve do rritet për vetë efiçencën dhe informacionin, që përfitojnë në një kohë relativisht të shkurtër.
Disa dukuri mbreslënëse që rrezatojnë vendet skandinave
Për nga mënyra e organizimit, drejtimit, funksionimit dhe shpërndarjes të të ardhurave, përbëjnë një model në shkallë botërore, të demokracisë liberale, ku çdo qytetar ndihet i vlerësuar. Janë vende unike me karakter social, ku polarizimi i shoqërisë nuk ndihet si në vëndet e tjera kapitaliste. Botkuptimi, koncepti dhe psikologjia shoqërore, ndryshon diametralisht në funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë. Aty ndesh “lumë” biçikletash dhe “shkretërirë” makinash. Drejtuesit të lartë të shtetit nga presidenti, kryeministri, apo ministra, nuk e kanë për turp të qarkullojnë me biçikleta, duke braktisur makinat. Vënde me standard të lartë ekonomik, ku rrugëve të qytetit nuk ndesh asnjë lypës. Qytetet kanë një harmoni arkitekturore, pastërti tradicionale, freski natyrore, pasi çdo lagje ka parkun e vet të gjelbërimit, ku pemët ju qëndrojnë pallateve e shtëpive si një vello mbi krye, që i hijeshon. Pyjet pa fund, që edhe kur i presin i rinovojnë me mbjellje të reja, ka bërë të mundur që në tërësi shtëpitë të jenë prej druri të lyera me të bardha, gri e të zi, që ngjajnë si kostume kombëtare tradicionale. Në kulturën e tyre të ndërtimit kanë vendosur raporte rracionale, ku 1\3 është ndërtim, 1\3 gjelbërim dhe 1\3 ujore. Këto parametra bëjnë që qyteti të jetë në harmoni me natyrën. Ndryshe në Shqipëri, që në këto 32 vjet pseudodemokraci, çdo bashki, me hajdutëri ka betonuar qytetet, ka bërë batërdi. Një dukuri interesante ishte pamja e varrezave në Oslo, ku të gjithë varret, pa dallim të pasur e të varfër, kishin te koka e varrit një gur dhe emrin. Kjo filozofi flet për barazinë sociale që duhet të ketë një shoqëri e qytetëruar dhe e emancipuar. Po të vizitosh vorrezat tona gjen dhe varre me dy kate, si të jenë shtëpi banimi, një marrëzi. Suedia me 10 miljon banorë ka 80 deputet, ndërsa neve me 2 miljon banorë kemi 140 deputet, që na mundëson të “eksportojmë” dhe në vëndet nordike. Në të gjitha vëndet skandinave, uji i çezmave, në rrugë, në shtëpi dhe hotele është i pishëm pa përjashtim, në një kohë që Shqipëria noton mbi ujë dhe shumë qytete e kanë ujin me orar ose e blejnë ujin e pishëm. Stimuli material ndihet kudo, veçanërisht për nënat që lindin fëmijë, ka shumë privilegje, që ka ndikuar në shtimin e lindjeve, për të rritur popullatën. Disa dukuri që evidentova në këtë reportazh, flasin qartë se shoqëria në vëndet skandinave ka arritur parametra social tepër të përparuara. Modele të tilla janë udhërrëfyese për ato shoqëri që kanë ambicje për ta çuar vendin drejt barazisë sociale.