Simon Mirakaj: Në 70 vjetorin e kryengritjes së Postribës ndihemi krenarë

529
Sigal

Në këtë ceremoni përkujtimore,
me rastin e 70 -vjetorit të kryengritjes së Postribës, na bën te ndihemi krenarë
si e para kryengritje anti – komuniste në Europën Lindore. Na bën të ndihemi
krenarë për përpjekjen e rezistencën heroike te këtyre martirëve të lirisë, të
cilët e morën pushkën në krahë për një Postribë të lirë e demokratike e jo vetëm
për  Postribën,  por për të gjithë Shqipërinë nga Vermoshi në
Konispol. Ata janë e do mbeten madhështorë në kujtesën tonë sepse, madhështore
ishte dhe kauza e tyre liria, demokracia. Ata janë faqja e ndritshme e historisë
tonë. Të nderuar familjarë të ikonave të lirisë, të nderuar  të pranishëm ata që japin jetën për liri e
demokraci nuk vdesin, ata i përkasin përjetësisë. Komunizmi u instalua dhunshëm
në Shqipëri me vrasje me gjyq e pa gjyq, me burgosje, internime, por me gjithë
ashpërsinë e tij, ai ndeshi  në rezistencë
heroike në veri të Shqipërisë ku, komunizmi nuk i kishte ngulur kthetrat e tij
sepse ishte  kryengritja e Kelmendit me
heroin legjendar Preng Calin, kryengritja e Malësisë Madhe, me në krye Llesh
Marashin, deri te kryengritja e Postribës me në krye Jup Kazazin i cili kishte
në krahë kreshnikë të tillë si Osman Haxhinë, Idriz Tahiri etj. Kjo kryengritje,
gjeti mbështetje edhe nga qytetaria Shkodrane e cila kishte një vizion perëndimor
 e një mentalitet europian. Për Shkodran
thuhet se është djepi  i kulturës po është
e vërtetë, për Shkodran thuhet se është djepi i futbollit po është e vërtetë, e
këtyre thënieve  duhet të ju shtojmë se
Shkodra është dhe djepi i lirisë e kjo është më se e vërtetë. Lavdi te përjetshme
martirëve të kryengritjes së Postribës. I 
pa harruar kujtimi i martirëve të lirisë.

(Kryetari i shoqatës
së ish të përndjekurve politikë antikomunistë  të Shqipërisë)