Agim Blloshmi: Fushë Studa dhe mbajta peng e saj nga rrugët e paasfaltuara

 

Një udhëtim i piktorëve në Fushë Studë, resurset, projektet dhe fjala e specialistëve të Zonave të Mbrojtura

Sigal

Asfaltimi rrugës Librazhd-Fushë Studë shton vizitorët

Parku Kombëtar i Shebenikut, në bashkinë e Librazhdit, në këto ditë të nxehta gushti kur temperaturat shënojnë mbi 40 gradë celsius, është kthyer tashmë në një nga destinacionet kryesore turistike për vizitorët e natyrës dhe të aventurës. Në lartësitë e Shebnikut    mundet të pushosh dhe udhëtosh duke u kënaqur.

Turistët mund të zgjedhin për të vizituar destinacione të tilla si Rruga Egnatia, një nga 12 rrugët më të famshme të kohës antike. Përgjatë luginës së Shkumbinit ku ka gjurmë të freskëta të saj në segmente me gjatësi jo të vogla.

Përveç Rrugës Egnatia dhe Parkut Kombëtar të Shebenikut janë destinacione po kaq të famshme, mund të vizitojnë liqenet akullnajore të Shebenikut, Ura e Kamares në Mirakë, Ura e Gurit në Polis, Shpella e Plakës në Gizavesh, Qyteza, Guri i Bletës e Guri i Sukllit në Xhyrë e plot të tjera monumente kulture, monumente historike e monumente natyre.

Rreth 100 km larg nga Tirana dhe 25 km nga Librazhdi mundet të prekësh  gjithçka të bukur, me asfaltimin e rrugës tashmë Librazhdi është kthyer një destinacion për gjithë turistët vendas dhe të huaj, vlenë të përmendet dhe kolonia e piktorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, piktorët patën mundësi për të hedhur në telajo  gjithë bukuritë e Fushë Studës, liqenin, kostumografinë etj. Kryebashkiaku Mariglen Disha ka krijuar edhe lehtësira për këdo që  dëshiron të investojë në drejtim të turizmit, bujtinave dhe gjithçkza, madje  dhe specialistët e zonave të mbrojtura thonë për bukuritë që ka zona e Librazhdit. Parku Kombëtar i Shebenikut në zonën e Librazhdit, po tërheq vëmendjen e turistëve, si një mundësi shumë e mirë për eksploruesit e natyrës dhe sportet ekstreme si rally, alpinizëm e ski.

Librazhdi vlerësohet gjithashtu edhe për shumëllojshmërinë e bimësisë, luleve e pyjeve dhe cilësohet nga të huajt si një miniparajsë e gjelbërimit dhe burimeve ujore. Gastronomia është tepër e pasur dhe çmimet shumë shumë të lira.

Mariglen Disha Kryetar i Bashkisë Librazhd.

Ndërkohë Kryebashkiaku Mariglen Disha / thotë se Bashkia ka plane të rëndësishme dhe premtuese për në drejtim të turizmit, zhvillimit të tij. Sapo ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës Librazhd-Fushë Studë-Borovë, janë krijuar mundësi të mira dhe të lehta lëvizëse, qarkullimi.

Madje ka filluar edhe lidhja e kontratave dhe me shumë agjensi turistike brenda dhe jashtë vendit, turistët janë të ndryshëm, Italianë, Çekë, Polakë, Gjermanë, Amerika, Anglia, Suedia, Norvegjia etj.

Ftoj të gjithë biznesmenët të investojnë në fushën e turizmit malor. Bashkia do t’i ndihmojë në përshpejtimin e procedurave të lejeve të ndërtimit dhe do t’i orientojnë që investimet e tyre të jenë sa më konkuruesë në këtë fushë si edhe do t’i promovojë. Me përfundimin e rrugës që e lidh këtë zonë malore me zonën urbane zhvilimi i Turizmit malor, Parku  Kombëtar i Shebenikut dhe disa nga zonat e tjera malore të bashkisë së Librazhdit do kthehen në konkuruese dinjitoze të destinacioneve të Turizmit Malor të Alpeve të Shqipërisë. Në Bashkinë e Librazhdit sipas kryetarit Mariglen Disha parashikohet që me ritmet aktuale të fluksit të turistëve parashikohet të dhjetë fishohet numri i turistëve të huaj. Bashkia e Librazhdit po i jep prioritet zhvillimit me ritme të shpejta të Turizmit malor. Së shpejti në Fushë Studë që është pjesë e projektit të 100 fshatrave turistikë të Shqipërisë do ndërtohet një shëtitore e bukur përgjatë Liqenit në qendër të Fushë Studës , pista e skive dhe plot investime të tjera të rëndësishme në funksion të asaj që duan turistët. Gjithçka tjetër në çdo stinë na e ofron pa limit natyra. Ftojmë dhe banorët për ndërtimin e Guest houseve, bashkia do i ndihmojë me lehtësimin e proçedurave, projekteve falas.

Fatmir Brazhda. Drejtor ADZM Qarku Elbasan

Parku  Kombëtar i Shebenikut është një nga zonat më të rëndësishme dhe më të bukura të Shqipërisë, kryesorja dhe më e veçanta është në Shebenik, që është fotografuar nga kamerat kurth, rreqebulli i Ballkanit, ariu i murrmë habitabin e tij, kaprollin, dhinë e egër, derri i egër. Parku Kombetar i Shebenikut ruhet dhe mbrohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, janë mbi 1530 llojë bimësh dhe shumë lloje kafshësh të egra, të cilat janë zbuluar nga kamerat kurth, ku janë dhe shumë lloje kafshësh në zhdukje, siç është edhe rrëqebulli i Ballkanit. Shebeniku ka rresurse të shumta, ku duhet promovuar turizmi dhe duhen organizuar shumë aktivitete social kulturore. Organizohen shumë festa lokale, kjo falë dhe promovimit që i ka bërë administrat e Zonave të Mbrojtura.

Rrajca është pjesë e Parkut Kombëtar të Shebenikut, por është zonë srikte e UNESKOS. Një sipërfaqe me ahë (Ahu i zakonshëm – Fagus sylvatica L.– Përshkrimi: Ahu është dru i zonave malore, shumë i njohur me lëvore e të përhime. Gjethet rënëse, vezake-eliptike, të plota, me 5-9-12 palë nervura, me qerpikë dhe qime si mendafsh, të paktën në nervura. Lulet mashkullore janë në lëvarë rruzullore me rrethlule 4-7 pjesëshe, lulet femërore 2-3 në një pështjelle me 4 ndarje. Fryti është trekëndor, në një pështjelle 4-vrigujshe, gjëmbore, të drunjëzuar, formon pyje. Lulesa është e tipit 4-5. Ahu është edhe bimë mjekësore.

Ahu gjendet edhe në vendin tonë edhe pse fatkeqësisht është në listën e kuqe. Ahu i Rrajcës është shpallur zonë e UNESKOS më 7 korrik të 2017 nga UNESKO , si pjesë e trashëgimisë botërore, në listën e saj të trashëgimisë botërore , është një pyll i moçëm mbi 300 vjeçarë dhe rrallë gjendet në gjithë Europën. Ky pyll ka një vlerë shumë të madhe. Për Parkun e Shebenikut ne kemi treguar shumë kujdes për të mbrojtur dhe për ta ruajtur që ky pyll të zhvillohet në gjendje të lirë  dhe pa ndikimin njerëzor. Është një sistem ekonatyror mbi 2300 hektarë, që zë pjesën qëndrore të parkut, zonën strikte , kufizohet me pjesën e Maqedonisë së Veriut nga lindja, nga pjesa tjetër e poshtmja nga Rrajca dhe fshatrat e Komunës Qukës, pra është një sipërfaqe që rritet në mënyrë ta pavarur nga ndikimet njerëzore, gjithashtu është një system ekonatyror, gjejnë habitatin e tyre shumë kafshë dhe shpendë po ashtu dhe shoqërimet bimore, ku parku kombëtar i Shebenikut dallohet për larshmërinë e bimësisë , ku rreth 1600 lloje bimësh gjenden në këta sipërfaqe, pra kemi treguar kujdes për këtë sipërfaqe pasi është zemra e parkut të SHëbënikut megjithëse banorët kanë nevojë për dru zjarri gjatë dimrit neve, jemi munduar t’i ruajmë ekuilibrat dhe të mos ta dëmtojmë këtë sipërfaqe.

Brazha më tej shton se-Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj, sepse ofron bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Pylli i ahut, prej katër vitesh pjesë e trashëgimisë botërore, e mbrojtur nga UNESCO, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, po kthehet çdo vit e më tepër në një atraksion turistik. Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit. Janë Liqenet akullnajore të Rrajcës, që e bëjnë këtë zonë një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë. Rrajca, perla e Turizmit në Shqipëri dhe në Ballkan. • Rrajca që nga muaji korrik i vitit 2017 është një zonë strikte, që gëzon në Listën e “Trashëgimisë Natyrore Botërore të UNESSCO-s”. • Rrajca në vitet e fundit ne po numërojmë një numër të madh të turistëve të huaj si atyre nga Franca, Gjermania, Suedia etj, dhe agjensive turistike në Shqipëri. • Rrajca është “Thesari” turistik natyror ku mund të gjeni, Shtëpi mikpritëse, Liqenet Akullnajore (Monumente Natyrore), Pyje të Virgjëra, Shteg për biçikleta dhe për hiking, Shkalla e Skënderbeut, Kulla Vrojtimi, Shpella me piktura, Kanionet e Rrajcës, Ujëvara, e shumë të tjera destinacione\monumente Kulturore e Natyrore.. • Rrajca bën pjesë në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Bashkinë Prrenjas. • Për vetem 90 kilometra larg qytetit të Tiranës, gjen tjetër mrekulli të Shqipërisë me Pyjet e Virgjëra dhe Malet Alpine në potencialitet më të bukura turistike.

Xhek Nezha Ing. Mjedisi. ADZM Qarku Elbasan.

Një nga punët tona kryesore që ka drejtoria jonë është ruajtja e faunës së egër, monitorim që e bëjmë nëpërmjet kameravë kurth dhe direkt me sy të lië, në këtë pamje janë të pranishme kafshët e gjithë Shqipërisë dhe kjo falë dhe lartësisë dhe dendësisë së ekosistemit mjedisor, gjenden një numër karivorësh, ku më i rrezikuari është rrëqebulli i Ballkanit , kjo e kapur dhe nga kamerat kurth, një specie e rrezikur, i cili është prezent dhe nuk është e largët koha që neve e kemi fotografuar në zonën e UNESKO-s , pa dyshim që janë dhe  shumë kafshë të tjera si aiu, ujku kaprolli etj. Po kështu edhe dhia e egër, edhe kjo prezente e dokumentuar nga kamerat tona që kemi vendosur në park, është një zonë shumë shumë e pasur, ja vlen që të ketë një statur për një kohë shumë më të gjatë pasi do ishte me interes për biodiversitetin, mjedisin faunën e zonës

Arrif Lushi Piktor

Komuniteti i zonës i Librazhdit i meriton mrekullitë e natyrës, një harmoni e bukur e natyrës me mikpritjen dhe ata çka ju dhuruan kolegëve të mi. Jam një piktor I kësaj zone e ndjej  veten akoma më krenar dhe para kolegëve të mi duke falenderuar dhe Kryebashkiakun Mariglen Disha ata çka bërë për të prezantuar vlerat e bukura të Shebenikut dhe të Librazhdit në tërësi në aspektin turistik, kur tani që ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës.

Tafil Beci Boletini- Piktor Kosovë

Është hera e parë që vij në Fushë Stude! Është një kënaqësi e veçantë për mua, pamje panoramike e bukur në këtë Park Kombëtar kaq të veçantë dhe me rrugët e bukura. Jemi gjashtë piktorë pjesmarrës nga Kosova , kam marrë pjesë në shumë vende për ekspozita dhe koloni piktorësh, por kjo është e veçanta dhe e bukura. Ky është një Parku shumë i bukur me pamje të mrekullueshme dhe active.

Fatmir Carkanji Piktor. Jam një piktor që e dua natyrën, këtu në fushë Studë ndjehem shumë mirë, kam marrë pjesë në shumë koloni Piktorësh, por kjo është një nga më të bukurat, jam i mrekulluar me mikpritjen, me natyrën.

Aleksandër Lleshi Piktor Zvicër nga Durrësi me banim në Zvicër. Jam shumë i kënaqur që jam këtu në Shebenik , neve rrimë bashkë dhe nuk kemi patur mundësi të shikojmë bukuritë shqiptare, por Fushë Studa qënka një mrekulli, e shoh si një perspektivë për zhvillimin e turizmit  dhe mënyrën e organizimit që bëhet nga Bashkia Librazhd për zhvillimin e këtyre zonave, që janë kaq të bukura dhe të virgjëra! Kam mbetur i mahnitur dhe jua kam transmetuar familjes, të afërmve, miqve  do të vijmë më pushime këtu në këtë vend të bukur dhe magjepsës.

Fatmir Tiçi botues’ Toena. Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në një aktivitet me përmasa rajonale , në një aktivitet i organizuar nga bashkia, një aktivitet që vijnë piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora kudo që janë në Europë, një aktivitet i  mbështetur nga Bashkia e Librazhdit dhe Zonat e Mbrojtura, kemi ardhur me 35 piktorë, të cilët kanë prodhuar mbi 60 piktura të bukura me peisazhe të zonës duke pasqyruar në telajo bukuritë e magjishme që ka kjo zonë SHebeniku është një park shumë i bukur ku pak kanë patur mundësinë ta shikojnë dhe ta prekin e shijonë. Do të rekomandoja çdo shqiptari, çdo turisti , cdo vizitori të vijnë ta vizitojnë dhe aq më tepër që po bëhen investime të mëdha dhe që janë në proces si dhe asfaltimi i rrugës që ka përfunduar asfaltimi komplet. Kam besim dhe besoj që do të jetë një nga zonat më të vizitueshme të Shqipërisë.

Do të shpreh mirënjohjen për këta njerëz që kanë ruajtur me fanatizëm këto bukuri të zones; kanë ditur të ruajnë natyrën, mjedisin, të ruajnë me fanatizëm vendin e tyre.

Gëzim Qoshku Piktor.

Erdha nga Tirana. Pata kënaqësi që pata ftesë, erdha me shumë kënaqësi për të parë dhe prekur këto bukuri. Kolonitë e piktorëve janë shumë të rëndësishme dhe për mua duhet të organizohen në të katër stinët e vitit, sepse sejcila stinë ka bukurine dhe të veçantën e vet, sepse këto prodhojnë pikturat e tyre dhe prezantojnë edhe bukuritë e zones.Shebeniku është i bukur në të katër stinët dhe duhet me e patur në telajo me patjetër, Jam i mrekulluar me këtë krahinë , me këtë zone, me këto bukuri! Edhe njërëzit duhet të përpiqen ta rrespektojnë natyrën.