Zyrtari i OSBE-së i përgjigjet AMT: Të mos procedohet më tej me teatrin, të gjitha partitë të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese

379
Sigal

Zyrtari i OSBE-se, Thomas Greminger është përgjigjur letrës së Aleancës së Mbrojtejes së Teatrit.

Përmes një tjetër letre, pasi shpreh keqardhjen për mosprezencën e tij për shkak të një agjende të ngjeshur, Greminger deklaron se nisur nga zhvillimetr e djeshme me lëvizjen e Metës ”për një ligj të posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.”

Letra e Plotë:

Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,

Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht.

Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Përshëndetje më të përzemërta,

Thomas Greminger