Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me “Benz”-in, tre persona të plagosur

419
Sigal

Tre persona janë plagosur pasditen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugorë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Peqin, ku një kamion me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut, u përplas me një mjet tip ‘Benz’.

Si pasojë e përplasjen mbetën të plagosur 3 shtetas S.K., H.K., dhe E. K., pasi ishin pasagjer në mjeti tip “Benz”, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Papër, mjeti  kamion me drejtues shtetasin H.F., banues në Tetovë,  Maqedonin e Veriut, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me  drejtues shtetasin M.K., banues Laknas, Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar  3 shtetas S.K., H.K., dhe E. K., pasi ishin pasagjer në mjeti tip “Benz”, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.