Në këtë stinë flokët e femrave dobësohen dhe bien shpesh për shkak të forcës së madhe të diellit dhe produkteve që përdorim. Por a e dinit që në ndihmë ju vjen një frut i sezonit?
Bëhet fjalë për pjeprin i cili mund t’ju ndihmojë në zgjatjen e shpejtë të flokëve për shkak se është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol.
Gjithë sekreti i zgjatjes së flokëve qëndron tek mënyra se si ne kujdesemi për rrënjët apo edhe me llojin e ushqimit që konsumojmë.
Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit. Vitamina A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve.


















