Zhvillimet gjeopolitike/ Kosova zgjedhet në Asamblenë e Përgjithshme të NATO si anëtare e asociuar. Përshëndetin Presidentët Begaj dhe Osmani

44
Sigal

Të hënën Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi vendimin për ngritjen e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar në këtë organizatë ku për këtë vendimarrje shumica e vendeve votuan në favor, vetëm një ishte kundër, ndërsa rreth 14 shtete abstenuan. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, menjëherë pas lajmit të dhënies së statusit të ri tha përmes një reagimi se NATO-ja është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. “Falenderuese për të gjithë vendet anëtare të asamblesë parlamentare të NATO-s, të cilat votuan në favor të kalimit të Kosovës në Statusin e një vendi anëtar të asociuar. NATO është fati i Kosovës, dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve të vendeve më pro-NATO do të dëgjohet në këtë tokë. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, -shkroi Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani në rrjetin X. Autoritetet në Serbi kundërshtuan ashpër vendimin e Asamblesë parlamentare të NATO-s, duke theksuar se ai bie ndesh me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Njohës të çështjeve të sigurisë thonë se ngritja e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është një lajm i mirë, por sipas tyre me rëndësi për vendin mbetet anëtarësimi në NATO. Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si organizatë ndërparlamentare këshilluese për NATO-n dhe përfaqësohet prej 281 delegatëve nga 32 vendet anëtare të NATO-s.