Drejtonte makinën në efektin e drogës/ Humb drejtimin e mjetit dhe përfundon në një banesë private, arrestohet shoferi

40
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një shofer i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit ka humbur drejtimin e mjetit, duke dalë nga karrexhata e duke përfunduar në një banesë private.

Shoferi ka përfunduar në prangat e policisë.

Policia ka njoftuar se ka shkuar në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Njoftimi: 

Tiranë

Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.