Cafo Boga: Asgjë nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe marrëzia

91
Sigal

Nëse vendimmarrësit do të kishin dëgjuar këshillat e mia kur unë isha në Bordin e AADF, ky objekt do të ishte muzeu më interesant jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, dhe një epiqendër për turistët nga e gjithë bota. Nëse muzeu nuk do të merrej në konsideratë, atëherë ai duhet të ishte bërë shtëpi e një institucioni të rëndësishëm kombëtar si Biblioteka Kombëtare, që sot është një fatkeqësi turpi. Në vend të kësaj, një bibliotekë e re do të ishte pajisur me teknologjinë më moderne që mundëson lidhjen me të gjithë bibliotekat e njohura në botë. Por jo, vendimmarrësit që e konsideronin veten vizionarë kishin ide më të mira, le të bëhet një qendër IT, gjë që dyshoj se e kuptuan në atë kohë se nuk është gjë tjetër veçse shesh lojërash IT për fëmijë. Edhe pse, tashmë është evidente ajo që është bërë, një kopsht fëmijësh dhe një tjetër lokacion kafenesh e restorantesh, sikur Tirana nuk i mjafton. Martin Luther King, Jr. dikur tha: “Asgjë në të gjithë botën nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe marrëzia e ndërgjegjshme.  Çdo njeri bën gabime, ndonjëherë edhe i mençuri, por siç thotë një thënie e vjetër: njeriu i mirë është ai që kur gabon kërkon falje, por i madh është ai që e korrigjon gabimin. Megjithatë, a duhet pritur një gjë e tillë në Shqipërinë, ku injoranca është kthyer në lumturi, sepse injorantët nuk i pranojnë ose thjesht i shpërfillin mendimet e të tjerëve. Ai nuk është një person i pamatur, përkundrazi, injorantët e specializuar janë ata të diplomuar ose të çertifikuar që e praktikojnë këtë art në mënyrë perfekte. Ai ka një njohuri shumë të mirë të botës ku jeton dhe është i aftë mendërisht të zbatojë të gjitha skemat logjike të arsyetimit në këtë njohuri, por ata vuajnë nga disa çrregullime psikologjike që i pengojnë të bëhen njerëz racionalë.