Ingranazhi korruptiv i Dhori Kules/ Masakër tek Ekonomiku: Qindra studentë të pamatrikuluar nuk figurojnë në fakultet. Përjashtohen edhe ekselentët

698
Sigal

Dhori Kule, masakër tek ekonomiku: qindra studentë të pamatrikuluar s’figurojnë në fakultet. Përjashtohen dhe ekselentët

“Dekani i fakultetit ekonomik të UT-së Dhori Kule nuk ka të ndalur në skandalet e tij, teksa e ka kthyer këtë fakultet, në një pronë private. Veprimet e tij antiligjore kanë bërë që tek ekonomiku të na prezantohen rastet më ekstreme, nga studentë që vijojnë mësimin, por që nuk figurojnë në asnjë listë të Universitetit, e deri tek ndryshimi i listave të pranimit, ku përmes pagesave të majme regjistrohen ata me nota të ulëta. Shkatërrimi i fakultetit ekonomik nga Dhori Kule fillon që në fazën e regjistrimit, i cili për vitin 2018, ka qenë tepër sfilitës dhe “ingranazhi” i korrupsionit të dekanit ka nxjerrë jashtë tij studentët ekselentë. Në ditën e parë në këtë vit akademik, rreth 100 studentë në degët e këtij fakulteti, të cilët nuk kanë qenë fare në listën fituese, nëpërmjet urdhrave verbalë e arbitrarë, janë shtuar tek lista e regjistrimit. Këtu kanë prevaluar interesat korruptive të dekanit të fakultetit ekonomik Dhori Kule, duke përjashtuar studentë ekselencë, të cilët ishin fitues dhe e meritonin të ishin pjesë e listës.

E thënë më troç, ata që nuk paguan kanë mbetur jashtë listës, ndërsa të tjerët që ishin jashtë listës si rezultat i nivelit të ulët të dijeve, me shumë gjasa kanë paguar nën dorë dhe janë bërë pjesë e kësaj liste fituese, duke filluar Universitetin në fakultetin ekonomik. Ndërkohë që “ethet” e Dhori Kules për fitim të shpejtë janë shtrirë dhe më tej dhe përbëjnë një katastrofë më vete psikologjike dhe financiare për qindra e qindra studentë dhe familjet e tyre që paguajnë. Bëhet fjalë për mospajisjen fare nga dekanati i Ekonomikut me numër matrikulimi për të gjithë studentët e këtij fakulteti për dy vite akademike me radhë, përkatësisht për vitet 2016-2019. Pasojë e kësaj afere skandaloze është fakti se, këta studentë të pamatrikuluar në këto vite, edhe pse vijojnë studimet dhe paguajnë për to, ata nuk figurojnë fare si studentë. Për pasojë vitet akademike, gjithsej gati dy vite, përpara se të marrin numrin e matrikulimit nuk përllogariten si vite të marra, pavarësisht pagesave dhe provimeve të dhëna, duke u cilësuar zyrtarisht dhe ligjërisht vite të humbura.

Një traumë e shkaktuar nga Dhori Kule

Ky është skandal shumë i madh, për të cilin së shpejti priten edhe hetime nga prokuroria, për nxjerrjen e përgjegjësisë për këtë mashtrim që ka lënë qindra e qindra studentëve jashtë regjistrimit zyrtar. Dhe nëse ky kontingjent studentësh të këtyre dy viteve akademike, dëshirojnë që të transferojnë studimet në një fakultet tjetër homolog brenda dhe jashtë vendit, përfshirë dhe në privat, në këtë situatë ku e ka zhytur fakultetin ekonomik Dhori Kule, ata nuk kanë asnjë mundësi që t’i transferojnë studimet, pasi nuk kanë një numër matrikulimi. Pritet që organet shtetërore të specializuara të rihapin të gjitha çështjet dhe denoncimet e bëra edhe nga KLSH dhe institucione të tjera për abuzime fondesh nga ish-rektori i UT Dhori Kule, pavarësisht se disa mund të quhen çështje të mbyllura. /Marrë nga Pamfleti.