Zgjedhjet në Kuçovë/ Opozita: Kryetari i zgjedhur fshehu dënimin në Greqi, KQZ të marrë përgjegjësi, duhet ta përjashtojë nga detyra

101
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat tha se mandati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës është grabitur.

Deklarata e plotë:

Jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë, krimin e tmerrshëm shtetëror dhe elektoral të konsumuar në Kuçovë, më 14. Maj, duke grabitur me paratë e oligarkut, trafikut të drogës, në tavolinë mandatin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi. Prova pafund të bëra publike këto ditë, konfirmojnë qartë që mandati koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës është grabitur.

Në emër të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i jemi drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në datë 04.04.2023, mbi verifikimin e pastërtisë së figurës së shtetasit Kreshnik Hajdari që në këtë rast është kryetari në detyrë dhe Kandidati Bashkisë Kuçovë për kryetar bashkie ne radhët e Rilindjes, i cili në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur deklarimin e dënimit penal në shtetin grek, fakt ky që “sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo nga funksioni publik”. Materiali drejtuar KQZ, por dhe Prokurorisë së Përgjithshme nga ana jonë ka qenë i plotë shoqëruar me vendimin e dënimit të këtij shtetasi. Ende ne nuk kemi një përgjigje dhe mungesa e kësaj përgjigje nga ana e KQZ komprometon rënde procesin.

I bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, materialin referuar Prokurorisë për këtë çështje ta paraqesë të plotë së bashku me vendimin e dënimit. Në të njëjtën kohe kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Lefter Maliqi i është drejtuar SPAK për të njëjtën çështje dhe ende nuk ka një përgjigje.

Kërkojmë nga ana e SPAK të vihet në lëvizje të menjëhershme për krimin elektoral të ushtruar në Kuçovë. Kuçova është sot shembulli më i qartë i konsumimit të çdo vepre penale dhe krimi elektoral.

Ne do ta ndjekim deri në fund për të zbardhur të vërtetën dhe për të vendosur drejtësi.