Kryeministri Rama: Kamza ishte trëndafili i fitores së PS, të plotësohen menjëherë 3 pikat për ‘zbutjen’ e tensioneve në Veri të Kosovës

101
Sigal

Partia Socialiste ka organizuar një takim falenderues për fitoren e 14 majit në Qarkun e Tiranës. Rama tha se qytetarët iu besuan me votë atyre për të vijuar punët e mira për Shqipërinë, ndërsa triumfin në Kamëz e cilësoi si trëndafili i fitores së PS. Rama tha se në Kamëz nuk kishin fituar asnjëherë, duke thënë se qytetarët kanë votuar me mendje. Rama tha se kjo fitore historike në të gjithë vendin tregon që qytetarët kanë një pritshmëri të lartë për PS.

“Nëse ju nuk do ishit në lartësinë e kësaj sfide unë nuk do ju kisha mbështetur. Kështu që çdokujt i pëlqejnë falenderimet, por në këtë rast më duken pak të tepërta. Në këtë takim ne jemi për të falenderuar të gjithë ata që mundësuan këtë rezultat pa i hequr asnjë meritë kandidatëve, por duke theksuar faktin që nëse nuk do ishin në lartësinë e duhur të gjithë ata të cilët i dhanë jetë kësaj fushate, por edhe përpara kësaj fushate e përgatitën këtë fushatë, por dhe përpara përgatitjes ishin aty siç kanë qenë aty, ne nuk do kishim arritur dot rezultatin që arritëm.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe për tri pikat e propozuara nga BE për të normalizuar situatën në Veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Macron dhe Scholz kanë treguar shpirtin e tyre të madh evropian.“Nuk mund të falënderoj sa duhet Emmanuel Macron dhe kancelarin Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit. Përgëzoj edhe presidenten Vjosa Osmani për të folur drejtpërdrejt me presidentin serb Vuçiç, dhe me të vërtetë shpresoj që këto tri kërkesa të plotësohen menjëherë në mënyrë që ky konflikt absurd të përfundojë para se të dëmtojë reputacionin e Kosovës përtej riparimit të shpejtë dhe integrimin e saj të mëtejshëm në komunitetin demokratik. Një falenderim i madh edhe për Josep Borrell për pasionin dhe durimin e tij për të ndihmuar që ky zbulim historik të realizohet më në fund.’- shkruan Rama.