Ish-Kryeministri Sali Berisha: Dënoj ashpër veprimin terrorist të Ramës kundër koalicionit opozitar

211
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një reagim të shkurtër pas pushtimit të zyrave të FRD nga policia bashkiake dhe ndërhyrjes së Presidentit të Republikës.

“Dënoj me ashpersinë më të madhe provokacionin puçist, terrorist të Edvin Drogës ndaj koalicionit opozitar”, shkruan ish-Kryeministri në reagimi e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha :

Veprime puçiste terroriste të Edvin Drogës!
Urdheron pushtimin e zyrave të FRD pas nënshkrimit të marrveshjes me PD!
Presidenti në mbrojte të kushtetutës!
Dënoj me ashpersinë më të madhe provokacionin puçist, terrorist të Edvin Drogës ndaj koalicionit opozitar.