Zef Preçi: Po rregullatorët e tregut ku janë?

211
Sigal

Në vitin 2019 Prokuria e Përgjithshme raportonte se “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” përbënte 72,22 % të totalit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal (https://www.pp.gov.al/…/kuvendit_raporti_vjetor_2019_28…)

Në dhjetor 2021 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u ndaluan 35 persona për mashtrim financiar përmes call centerave “ mashtrime në vlera të mëdha” (https://www.oranewwws.tv/…/prokuroria-kërkon-arrest-me…). Sipas hetimit doli se nga Tirana u kontaktuan mbi 2 milionë të huaj, dhe se truri i skemës ishte një izraelit… (https://gazetasi.al/mashtrimi-me-call-center-at…/)

Me bazë hetimet e nisura nga Gjermania që në 2018, në fillim të marsit të këtij viti SPAK kreu një operacion në 10 kompani “Call Center” për mashtrimin e personave jashtë vendit. Mashtrimi realizohej kryesisht përmes kontakteve nga specialistë të trajnuar – nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë dhe qytetarët e huaj bindeshin duke investuar jashtë vendit të tyre në depozita financiare të rreme. Këto skema mashtrimi shfrytëzohen nga disa kompani, në bazë të të cilave bëhet zhvatja e parave të klientëve (https://euronews.al/…/10-kompani-call-center-ne-siten…/).

Për ironi të fatit, paralel me hetimet e nisura në Gjermani, gazetarët investigativë të vendit si Xh. Jakimi dhe F. Mejdini si dhe autori i këtyre radhëve qysh në maj të 2018 kishin paralajmëruar për rreziqet dhe dëmin që ky sektor ju sillte qytetarëve të vendeve Perëndimore dhe imazhit të Shqipërisë (https://politiko.al/brokerimi-ne-internet-skema…) Mirëpo me sa duket lidhjet politike nuk preken dot kanë bërë që edhe në këtë sektor, ashtu si në lojërat e fatit, institucionet të veprojnë më shumë për të kënaqur formalisht partnerët ndërkombëtare se sa për të ndëshkuar paligjshmëritë. Madje nuk kanë munguar edhe akuzat nga eksponentë të rëndësishëm të gazetarisë investigative për përfshirje të drejtpërdrejtë të familjarëve të drejtuesve politikë të vendit dhe partnerëve të tyre të huaj në këtë biznes që me sa shihet vazhdon me të njëjtin intensitet si më parë…

Po rregullatorët e sektorit ku janë? Apo…