Reforma territoriale/ Dështojnë negociatat për ndryshimin e hartës, në 14 Maj votohet në 61 Bashki. Flasin Gjinkuri, Vasili dhe Bylykbashi

111

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla njoftoi të hënën qëndrimin kundër të mazhorancës për ndryshime në hartën territoriale të vendit. Ai pranoi se negociatat me homologun demokrat Enkelejd Alibeaj kanë dështuar pasi Partia Demokratike nuk ka pranuar të heq dorë nga projekti i saj për shtimin e 33 bashkive të reja. “Shqipëria më 14 maj do të votojë në 61 bashki. Ne kemi pasur bisedime me drejtuesit e PD-së, ku kemi diskutuar në bazën e disa parimeve”- tha Balla para nisjes së seancës plenare ku u diskutua rreth dy raporteve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale”. Balla tha se parimisht PS është e hapur për krijimin e bashkive, por pala tjetër nuk ka pranuar të gjejë konsensus për një numër më të vogël bashkish që shtohen. “Alibeaj ka qenë i prerë. Nuk gjetëm dot asnjë qasje të përbashkët përsa i përket numrit”- tha ai duke iu referuar bisedimeve jopublike të bëra mes tyre pas përfundimit të punës në komision. Bashkëkryetarja e komisionit Dhurata Çupi tha se qëndrimi i mazhorancës është arrogant dhe nuk bazohet tek interesi publik në këtë rast. “Nëse bashkitë duhet t’i fitojë PS në tavolinë, sepse ka kartonat është dëshpëruese”- u shpreh Çupi për BIRN duke shtuar se “asnjë interes s’duhet të prevalojë mbi interesin më të mirë publike”. “Raporti, i depozituar në formën e projektligjit qartëson mirë pse reforma duhet”- shtoi Çupi. Sipas saj njësitë e reja të kërkuara do të shërbenin për lehtësimin e varfërisë së shtuar në zonat rurale, për zhvillimin e tyre dhe lehtësimin e shpopullimit. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën administrativo-territoriale u ngrit me kërkesë të opozitës, me pretendimin se reforma e re e miratuar në vitin 2014 në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca ka pasur problematika dhe ka lënë jashtë shërbimeve shumë zona rurale. Pas disa muajsh punë dhe dëgjesash me ekspertë dhe përfaqësues të pushtetit vendor palët dolën me raporte të ndryshme, por lanë hapur mundësinë për negociata politike. Raporti i PS-së fokusohej kryesisht tek përmirësimet e aspektit rregullator të punës së këshillave dhe decentralizimin, pa bërë propozime konkrete për ndryshimin e hartës. PD propozoi shtimin e 33 bashkive të reja të shpërndara në të gjitha qarqet e vendit, kryesisht bashki të vogla rurale ose të përziera rurale-urbane.

Sigal

Petrit Vasili: Komisioni duhet të kishte marrë parasysh kërkesën time, jo të bie në dakordësi mes palëve

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar në Komisionin e Reformës Territoriale se një kërkesë e tij e drejtuar në këtë komision përmes një letre nuk është marrë parasysh duke akuzuar bashkëkryetarët e këtij komisioni se kanë bërë dakordësi me njëri-tjetrin. “Kemi shumë ditë që nuk jemi mbledhur, kohë ka për të bërë një punë serioze. Në fundjavë është përgatitur një draft që nuk ka asnjë shpjegim. Ju keni kokfortësinë dhe keni dhe votat ndaj edhe I përdorni por po na sillni në qorrsokake. Një material e sillni nga një ekspert e një tejtër të zhvilluar nga dy ekspertë. As ekspertët nuk mblidhen me njëri tjetrin, disa janë niveli A dhe disa të nivelit B. Nëse doni që ta sillni këtë komision në rrugën e drejtë, e keni mundësinë. Kam nisur një letër që ju as nuk e referoni. Letra ime duhet të ishte referuar në parim, pasi është për të mirën e këtij komisioni. Komisioni duhet të kishte referuar letrën pasi unë kam ngritur një shqetësim, mos e privatizoni Komisionin. Po harxhojmë muaj që janë shumë të vlefshëm se një herë e harxhuam, e tani po e humbim kohën nga fillimi. Unë në letër kam cituar raportet zyrtare dhe nuk është aspak një zgjatim i një konference për shtyp. Konstatimet nuk ishin të mijat, ishin të cituara dhe janë legjitime që të diskutohen në këtë komision dhe duhet edhe të marrin zgjidhje. Letra kishte një kuptim sensibilizues për këtë komison dhe përkundrazi nuk ishte aspak me karakter politik. Do të ishte mirë që të kishim sa më pak kërkesa nga raportet ndaj duhet të reflektojmë e të rregullojmë sa më shumë sa herë që na jepet mundësia për të bërë ndryshime. Raportet e ODIHR janë të turpshme ndaj duhet të ndalojmë të jemi një vend i damkosur” tha Vasili.

Damian Gjiknuri: Nëse opozita shqetësohet se prishet stabiliteti i zgjedhjeve, e pranoj dështimin e punës së komisionit

Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar seancën e radhës ku rezultati është dështimi i punës për ndryshimet në ndarjen territoriale për zgjedhjet. Gjatë fjalës së tij në Komision Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri njëherësh edhe bashkëkryetart i këtij Komisioni të deklarojë se me keqardhje do të pranojë dështimin e punës së tij sa kohë që opozita është e qetë për të ardhmen e zgjedhjeve. “Edhe të orentojmë punën siç duhet. Nëse kemi zgjedhjet vendore para duhet të merremi vetëm me ndonjë rekomandim të ODIHR ne këtë kishim parashikuar që në fillim. Ne thamë që do i trajtojmë të gjitha rekomandimet, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pse jo edhe ndryshimet në tekst pasi është i nevojshëm një tekst i integruar. Nëse nuk doni ndryshime të Kodit Zgjedhor për arsye se mund të preket qëndrueshmëria e zgjedhjeve, nisur nga fakti që Presidenti ka caktuar tashmë datën e zgjedhjeve nuk është e mirë, sepse do më duhet të pranoj dështimin e kësaj pune të nisur nga unë, por për hir të qetësimit të shqetësimeve të opozitës dhe të stabilitetit politik mund të bie dakord dhe të mos e bëjmë këtë punë. Nuk është mirë për standardet zgjedhore, por gjithmonë e kemi pasur një parim, jo për demagogji, por duhet që opozita të jetë sa më e qetë brenda parimeve të pranueshme”- tha Gjiknuri.

 

Oerd Bylykbashi: Të mos shkatërrojmë procesin zgjedhor, sepse ndikon në punën e organeve të zgjedhjeve dhe të drejtat e subjekteve.

Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve, afatet zgjedhore kanë nisur. Nëse ka patur një çështje që është zgidhur në vitet e reformës zgjedhore është dhënia e sigurisë juridike procesit dhe subjekteve zgjedhore. Përcaktimi i disa piketave në Kodin Zgjedhor, si ta bëjmë procesin të sigurtë e të parashikueshëm për të gjithë subjektet. Për të garantuar parashikimet e raporteve janë vënë 3 piketa. Kemi normuar dekretin e presidentit. Kemi vendosur afate që lidhen me dekretin e Presidentit. Dhe afatet mbrapsht nga data e zgjedhjeve dhe asnjë nga këto afate nuk ka përplasje. Subjektet zgjedhore e dinë paraprakisht se kur ndodh diçka. Me punën e këtij komisioni, në mënyrë të paprecedentë ne po bëjmë ndryshime 5 muaj e gjysmë para datës së zgjedhjeve. Këto nuk duhet të ndryshonin në kaq pak kohë.