Zamira Çavo: KÇK si psikologji e të gjithëve !

659
Sigal

Kur dëgjon se ka një Ligj kundër KÇK-s duket se  për momentin  drejtësia do të vendoset më në fund në këtë vend , që nuk e njeh drejtësinë që prej krijimit të shtetit të vet. Por nëse i hyn pak më thellë  vetë këtij në arsyetim kupton se edhe ky Ligj nuk mund të shpëtojë dot nga psikologjia e KÇK-s. Ka disa arsye që e dëshmojnë këtë:

 Së pari:  Në  antrpologjinë e tij ,shqiptari është i padurueshëm, ( sigurisht edhe ballnanasit të tillë janë, por kanë kulturën e punës). Ndaj folklorizmi “më mirë një vezë sot se një pulë mot” nuk është thjeshtë frazë librash, por mentalitet I ngulitur ndër breza në mënyrën tonë të jetesës.

Së dyti: E gjithë historia jonë ka dëshmuar se në thelbin e vet shqiptarët nuk janë largpamës. Kjo për arsyen e thjeshtë se dyshojmë gjithnjë te e nesërmja, pasi asnjeherë të nesërmen nuk e kemi ndërtuar vetë, por na i kanë diktuar të tjerët.Kjo do të thotë se dume mos besuar te e nesërmja e duam ta përfitojmë sot atë cka mund ta përfitojmë.

Së treti: Të pamësuar më kulturë pune, të pamësuar me Disiplinë pune,  ne kemi treguar ndër kohëra se duam të përfitojmë pa “u lodhur”. Ndaj bëjmë “hile” kudo e kurdoherë, mjafton të na jepet rasti!

Së katërti: Thënia “Pula e botës është gjithnjë më e majme” është një karaktersitikë që ka shoqëruar një ves të shqiptarit, për të mos u kënaqur nga gjëja e vet. Kjo e ka bërë lakmitarë të gjësë që nuk i përket., qoftë kjo pronë private e aq më tepër publike.

Së pesti: ne rrekemi gjithnjë nga dukja. Na pëlqen të dukemi. Pra nuk I kushtojmë rëndësi përmbajtjes por dukjes. Kjo na ka bërë jo rrallë të dështojmë në zhvillimin tonë.

Sikur vetëm nga këto arsye të nisemi do të kuptojmë se : KÇK është psikologjia jonë e ditës.

– Kështu vepron një punonjës që  dhe pse punon në një kompani private sërish mundohet të përfitojë sa më shumë pesonalisht sot për sot, pa menduar për të nesërmen e punës që në një formë është dhe e nesërmja e tij.

– Kështu vepron një punonjës i administratës që as mendon e pale të veprojë për të nesërmen e problemeve , zgjidhjeve afatgjata, por vepron  sa për të “kaluar lumin” e mundësisht për të përfituar me kap cfarë të mundesh!

-Kështu vepron krybashkiaku që bën një punë ( investim për “qytetarët”), sa për të kaluar rradhën dhe as që ia ndjen se cfarë ndodh më tej me këtë inevestim. Hap rrugë e bëje sërish pot ë nëjtën por disa herë rradhazi, sepse psikologjia është po e njëjta: Mjafton dukja e… kap cfarë të kapësh!

-Kështu vepron qeveria që ka dhënë me” ppp” pothuaj gjithë vendin pa menduar për të ardhmen. Rëndësi të kapësh cfarë të kapësh sot pa nesër… “lum kush të rrojë, ta shohë zonjë”!

-Kështu vepron Opozita. Askush nuk ka strategji, por vetëm pazare për sot, nesër ka perëndia. Ndaj KCK sot , nesër të shohim me “kismet” .

-Dhe kështu vepron arsimi, “hajt sa ta kalojmë këtë rradhë”! Kështu ështe e gjithë jeta jonë :KCK! Sepse arsimi është I tillë, politika është e tillë, drejtësia është e tillë ndaj dhe Ligjet janë vetëm për ca kohë e pastaj “fiken”.Pra dhe ligji kundër  KÇK është thjeshtë një Kap Çfarë të Kapësh!

Si kapërcehet? Do kohë. Do edukim, do politika të qarta strategjikisht, do kërkesë llogarie jo me fushata, kërkon politika në interes të publikes, kërkon shembuj të përditshmërisë. E sa kohë që nuk punojmë për këto, jeta jonë do shkojë KÇK!