Avokati i Popullit monitoron policinë gjatë protestës së qytetarëve

421
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka urdhëruar grupin e ekspertëve të Seksionit të Veçantë në institucion, që të monitorojnë nga afër protestën e opozitës, e paralajmëruar për ditën e sotme. 

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të qëndrojnë në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet, që nga sheshi “Shqiponja”, “Pallati me shigjeta”, si dhe në “Rrugën e Elbasanit”.

Pjesë e detyrave kushtetuese të Avokatit të Popullit është edhe monitorimi i respektimit të së drejtës së protestës nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. 
Sigal