Azili përfshihet nga flakët, humbin jetën 2 të moshuarit në Poliçan

349
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Poliçan, ku dy të moshuar kanë humbur jetën pasi azili ku ishin strehuar u përfshi nga zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 te mëngjesit të sotëm. Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima të zjarrit kanë ngelur të moshuarit me inicialet T.S, 84 vjeç e M.K., 81 vjeç.

Raportohet se ka dyshime që dy të moshuarit kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pas djegies së një batanije.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.04.2017, rreth orës 06:00, njoftohemi se kanë ndërruar jetë në azilin e pleqëve Poliçan shtetasit T.S 84 vjeç, banues në fshatin Lybesh dhe M.K 81 vjeç, banues në fshatin Veleshje. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për shkaqet e kësaj ngjarje.
Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja e shtetasve të mësipërm ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi i krijuar nga djegia e një batanije.
Sigal