Vrasja e Jan Prengës, RENEA ‘zbarkon’ në Lezhë

173

RENEA ka zbarkuar në Lezhë në vijim të operacioneve të kapjes së personave të implikuar në vrasjen e Jan Prengës.

Pas Shijakut dhe Shkodrës, ky është qyteti i tretë ku dyshohet se ka persona të implikuar për vrasjen e 17 janarit të 2019, ku Jan Prenga u vra për shkak se vëllai i tij në Angli mbajti peng sasinë prej 300 kg kokainë e cila i përkiste në fakt një shqiptari të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepajt nga Vlora.

Gjithashtu vijojnë edhe kërkimet për trupin e Jan Prengës, i cili deri më sot nuk është gjetur. Kontrollet në Shijak nuk kanë dhënë rezultat.