Yuri Kim: Pata një takim të shkëlqyer me Bashën, dëgjova programin e PD

173
Sigal

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Është vetë ambasadorja e cila shkruanë në Twitter se ka pasur një takim të shkëlqyer me Bashën. Ambasadorja e SHBA tregon se ka dëgjuar programin e PD-së.

Postimi i plotë në Twitter:

Pata një takim të shkëlqyer sot me Lulzim Bashën. Më vjen mirë të dëgjoj programin elektoral të Partisë Demokratike dhe partnerëve.

Nënvizova shpresat e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë.

Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për marrëdhënie të forta SHBA-Shqipërinë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 prill.

Image

© SYRI.ne