Gazment Bardhi: Kallëzim në SPAK për krimin e Ballës për ndihmën e rreme ekonomike

171
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh se ka depozituar në SPAK ditët e fundit një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla, pasi ka konstatuar se ai po kryen një krim elektoral, duke ushtruar presin ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Bardhi tha se ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës.

Bardhi theksoi se prokuroria e ka shmë të lehtë të hetojë e të verifiokojë se telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës, dhe se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.