Xhelal Mziu takim me banorët e fshatit Bërshi të Klosit: 12 vite keqqeverisje ,PD do të rikthejë shpresën

16
Sigal

Në një takim me banorët e fshatit Bërshi, në Bashkinë Klos, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës ,Xhelal Mziu zhvilloi një bashkëbisedim të hapur mbi sfidat e rënda që ka përjetuar zona gjatë 12 viteve të fundit.

Ai e përshkroi këtë periudhë si një cikël të gjatë keqqeverisjeje, që ka prodhuar mungesë investimesh, shpopullim alarmant dhe braktisje të sektorëve kyç si bujqësia dhe arsimi. Sipas tij, qeveria aktuale ka harruar qytetarët dhe ka ndëshkuar ata që punojnë e kontribuojnë për komunitetin.

Në këtë kuadër, Mziu prezantoi platformën qeverisëse të PD-së për vitet 2025–2029, duke theksuar se ajo përfaqëson një plan të ndershëm dhe të ndërtuar mbi prioritetet e qytetarëve. Me theks te rikthimi i shpresës dhe dinjitetit, ai deklaroi se PD do të sjellë një qeveri që dëgjon, që vepron dhe që punon për njerëzit.

 

Xhelal Mziu:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me banorët e fshatit Bërshi në Bashkinë Klos, një komunitet me tradita dhe dinjitet, por që prej 12 vitesh përballet me pasojat e një keqqeverisjeje të vazhdueshme.
 Diskutuam hapur për sfidat e mëdha që ka kaluar kjo zonë – nga mungesa e investimeve e deri te shpopullimi alarmant, si rezultat i një qeverisje që ka harruar qytetarët dhe ka ndëshkuar punën, bujqësinë dhe të ardhmen.
 Në këtë takim shpalosa platformën tonë për Qeverisjen 2025–2029, një plan i qartë, i ndershëm dhe i bazuar në prioritetet e qytetarëve.
Me PD, Shqipëria do të ketë një qeveri që dëgjon,që punon për njerëzit dhe që rikthen shpresën.
Faleminderit Bërshi për mikpritjen dhe besimin!