Xhaferri: Në ndërtim nuk pastrohen paratë e çunave të Londrës, por paratë e korrupsionit të Ramës!

Nga Besart Xhaferri/

Çunat e Londrës dhe të gjithë emigrantët janë viktima të spekulimit me ndërtimet se një pronë në Tiranë apo bregdet që në një treg normal mund ta blinin me 100 mije euro, e kanë blerë me 150 mijë euro ose 200 mijë euro, pra janë zhvatur barbarisht nga ky grup kriminal i strukturuar që për pastrimin e parave në ndërtim po bën kurban Erion Veliajn.

NOA

Pastrimi i parave në ndërtim në Tiranë dhe bregdet është biznes i Edi Ramës dhe ne do ndërhyjmë për normalizimin e tregut, duke lehtësuar taksat dhe duke zhdukur haraçin e Edi Ramës.

Projekti ynë “Një çati për çdo çift të ri”parashikon grant deri në 30 mijë për blerjen e banesës së parë!