Presidenti Meta dekreton ligjin që lejon ushtrimin e aktivitetit në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit

330
Sigal

Presidenti Meta ka dekretuar sot një ligj tjetër të qeverisë Rama.

Ligji në fjalë ishte një marrëveshje mes qeverisë së Francës dhe asaj të Shqipërisë për krijimin dhe ushtrimin e aktivitetit të saj në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit.

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 48/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të Proparco dhe të Expertise France në Shqipëri”.

Nr. Dekretit 11468
Tiranë, më 29.04.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META