Valbona Mhilli: Ju rrëfej si e përjetova kur mësova që të afërmit e mi dolën pacient 0

1222
Sigal

Është një ndër moderatoret më simpatike. Ajo është çdo ditë në ekran. E kam fjalën për moderatoren e njohur Valbona Mhilli, e cila në një intervitë për gazetën “Telegraf” na tregon se si i përjetoi këto ditë të vështira .

Mes emocionesh Valbona na tregoi se si e përjetoi kur mori vesh se i afëmri i sajë doli pacient zero. Ajo thotë se rasti i parë në vend ishte tek njerzit e mi të mësosh që familjarët e tu ishin prekur nga covid-19 ishte e trishtë dhe shumë herë më e dhimbshme nga çe mendoni.Gjithashtu Mhilli tregon se me kë po e kalon karantinë ,si e organizon ditën , cilat janë disa nga aktivitetet që Valbona ushtron gjatë izolimit.

Valbona e shikon të ardhmen me optimizëm ajo shprehet se shumë shpejt do e kalojmë këtë situatë duke marrë parasysh nivelet që ka arritur shkenca dhe me këtë kujdes dhe solidaritet që po tregohet në të gjithë botën. E kur vjen puna te dashuria Valbona thotë, skip kësaj pyetje duke qeshur dhe duke na treguar se: dicka është pak por e sigurt që kam qënë e mbushur plot dashuri.

Dhe në mbyllje të intervistës nuk mund ta linim pa e pyetur se si ishte për Bonën të përballojë vërshtërsit në punë dhe fakti që duheshe të dilte çdo ditë.

Si është një karantinë me Valbonën, e heshtur apo e zhurmshme?

Është shumë e bukur edhe pse në kushte anormale, e jashtzakonshme (qesh). E heshtur nuk mund të them por me shumë gjallëri brenda karantinës time ,un jetoj në një familje të madhe edhe në këto ditë karantine nuk na ka munguar zhurma.

Me kë po jeton gjatë karantinës?

Po jetoj me familjen edhe kam vënë re se më herët nuk e kisha kuptuar sa e nevojshme kishte qënë ky ribashkim. Shpesh na merr rrjedha e punës dhe nuk e kuptojmë sa e rëndësishme është të qëndruarit në ngrohtësinë e vatrës së familjes. Po mundohem ta shijoj këtë pjesë, sadopak.

Si e organizon ditën?

Dita ime nis me kafen e mëngjesit me babin dhe mamin dhe më pas ndaj detyrat e ditës. Për shkak të profesionit më duhet të merrem me përgatitjen e programit tim në mcn radio dhe Tvt . Dhe falë programit dita bëhet më interesante, pasi një pjesë të mirë të energjisë time e lë aty.

Cili është aktiviteti i preferuar gjatë ditës në izolim?

Aktiviteti i preferuar në izolim është sporti dhe këndi i kuzhinës (mirë që u izoluam për të kuptuar që sporti dhe kuzhina do të bëhen tanimë pjesë e pandashme e imja.

 Je e frikësuar?

Sot që flasim ka kaluar pothuajse 1 muaj e gjysëm nga izolimi ,ditët e para ishin panik për të gjithë ne, sepse u prekëm nga një pandemi e cila është vdekjeprurse dhe frika më e madhe e ime nuk ishte unë (valbona) por që familja ime dhe njerzit e mi të dashur të ishte mirë.Për ata që nuk e dinë për çdo gjë që nuk u dha e nuk u pa , për mua ka qënë akoma dhe më e ndjeshme situata, kur frika u bë realitet pasi pacientët zero ishin të afërmit e mi. Rasti i parë në vend ishte tek njerzit e mi të mësosh që familjarët e tu ishin prekur nga covid-19 ishte e trishtë dhe shumë herë më e dhimbshme për ne që se kishim ,u prekëm nga një virus që pothuasje preku të gjithë botën dhe ka marrë shumë jetë njerzish .Misioni im jo vetëm si gazetare në atë moment kishte vetëm një qëllim të parandalonim këtë virus duke i bërë thirrje të merrnin masat e duhura dhe të qëndronin në shtëpi për asnjë moment nuk u ndalëm duke bërë thirrjet tona nëpërmjet punës tonë. Jetuam me ankth dhe frikë dhe duke u lutur që çdo gjë të shkojë mirë sepse na kishte mbërthyer ankthi i të jetuarit me frikë me këtë virus i cili dita ditës merrte jetë njerzish. Ishte një situatë aq e vështirë që s’do ta harroj kurrë. Sot familjarët e mi ia dolën falë zotit dhe punës së mjekve ,gëzojnë shëndet të plotë dhe janë kthyer në normalitet. Lutem me zemër dhe për të infektuarit e tjerë, dhe me shpresën që të clirohet sa më parë vendi jonë nga ky virus. Tanimë ka kaluar kohë dhe nuk ndihem e friksuar. Shpresoj shumë që t’i rikthehemi normalitetit, se vetë si situatë krijon sadopak panik dashur pa dashur te ne…

Çfarë mendon dhe si e sheh të ardhmen?

Un mendoj që duhet ta duam më shumë veten ,pa menduar një të dytë apo të tretë se cfarë thot ,pa u ndjerë të paragjykuar ,duhet ta duan jetën dhe ta shijojnë atë ,duhet të reflektojmë dhe të jemi pozitiv sepse si dihet kurrë se cfarë na pret ,natyra dhe jeta na sjell të papritura ,nuk e kisha menduar kurrë këtë situatë por ja që ndodhi ,të ardhmen e sho me pozitivitet se cdo gjë do normalizohet. Fundja, një pandemi si kjo nuk ishte e lehtë, por ditë më të mira na presin.

Të mungon jeta intensive, apo ishe aq e lodhur sa kishe domosdoshmëri për ditë si këto?

Ditët e para kanë qënë më të vërtet shumë të vështira por të them të drejtën në këto kohë karantimi nuk më ka munguar ,sepse kam qënë e mbushur me plot dashuri me njerzit e mi të dashur ku dhe kam kaluar pjesën më të madhe të ditës ,por absolutisht punën nuk e kam lënë mbas dore kam qënë 100 % active. Ndaj le të themi se kam bërë një paralelizëm mes të dyjave .

Çfarë pikëpyetjesh ekzistencialiste qarkullojnë në mendje këto kohë?

Aa ka pasur shumë sidomos në këtë periudhë që qarkullojnë shumë teori dhe konspiracione të ndryshme na është bërë truri cte të them !Por dicka është pak por e sigurt që cdo gjë do jetë më mirë edhe pse ndoshta jo si më parë.

Frika jote më e madhe që ke?

Në situata të tilla është të humbas njerzit që dua .Të shoh njerzit e mi të dashur të vuajnë i trembem vdekjes ,para një viti kam humbur gjyshen dhe më është këputur shpirti sepse ishim bashkë deri në minutë e saj të fundit ;( nuk do doja kurrë të përjetoja një vuajte të tillë. Për fat ekziston ajo drita në fund të tunelit.

Për ty cila mund të jetë kjo dritë?

Njerzimi ka kaluar shumë prova të tilla në kohë të ndryshme kur teknologjia dhe informacioni skanë qënë në këto nivele që janë sot. Mendoj se shumë shpejtë do e kalojmë këtë situatë duke marrë parasysh nivelet që ka arritur shkenca dhe me këtë kujdes dhe solidaritet që po tregohet në të gjithë botën. Shumë personazhe të njohur i gjeti kjo situatë larg njerëzve të dashur.

Ty të gjeti afër apo larg dashurisë?

Skip kësaj pyetje (qesh ) Unë gjithmonë jam e shoqëruar me njerëz të dashur,diçka është pak por e sigurt që kam qënë e mbushur plot dashuri.

Kjo jeta e re që po bën, nëse do ishte gjithmonë kështu sa do të doje të zgjaste?

Nëse do ishte gjithmonë kështu do përshtatesh them me patjetër por nuk do doja që të zgjaste, sepse më pëlqen të jem sa më aktive të jetë e mundur, gjë që kjo periudhe s’ta lejon.

Kur e gjitha kjo të marrë fund, çfarë do vraposh të bësh ?

Do përqafoj pa frikë familjarët e mi, do çmallem me këtë pjesë, se për hir të vërtetës na ka munguar shumë. Pastaj, sigurisht që do nis të punoj edhe më fort për të mbyllur objektivat që kam për 2020, e cila është një list e madhe.

Për çfarë ju ka shërbyer më shumë Karantina?

Më ka bërë të kuptoj se jeta është plot ngjyra dhe t’iu japim më shumë rëndësi gjërave të thjeshta dhe njerzve të afërt ,më ka bërë të kuptoj që duhet ta duam më shumë veten ,dhe nuk duhet të dorzohemi kurrë për ato çfarë ne duam ,me punë me mund ti mund tja dalësh. Si cdo gjë tjetër në jetë edhe karantina më bëri më të fortë.

Çfarë ke gatuar këto kohë ndonjë specialitet tëndin?

Aaa nuk e dija që isha aq e mirë në gatim po kam gatuar shumë. Pjata e vështirë për të zgjedhur. Por e sigurt që mund te jem ëndrra e çdo vjehrre.

Çfarë ke mësuar nga vetja që nuk e dije gjatë izolimit ?

Siç po thoja, që jam e zonja në gatim. Nuk e dija, sepse ka qënë pak e pamundur në mes të gjithë aktivitetit të ditës të eksperimentoja në gatim. Ama tani e njoh shumë mirë këndin e kuzhinës ,kam gatuar ,kam bërë pazar ,aq sa jam kënaqur tani kam nevojë për pushim (qesh ) dhe pres oferta për emission gatimi .

Sa kile ka shtuar Bona deri tani ?

Që të gjithë do dalin nga karantina me dy kile më shumë; (qesh). Ndonse ngjan e pabesueshme unë rash në pesh (qesh). Ok, në ditët e para “abuzova” pak me ushqimin, se ishte e pashmangshme, por pastaj kuptova se duhet t’i shfrytëzoja orët e lira me aktivitet fizik, ndaj ushtrimet nuk munguan gjatë karantinës e mesa duket e dhanë efektin e tyre (qesh). Karantimi shërbeu si pushim, por jo për të gjithë.

Si ishte për ty të përballoje vështërsit në punë dhe fakti që duheshe të dilje në punë ?

Ndonse gaboj kur them se, përtej faktit se kjo periudhë e kjo pandemi ka qënë shumë e rrezikshme, unë nuk mund ta lija emisionin pas. Nuk është një punë që mund të lihet pezull. E rritur me këtë profesion e di se unë duhet të isha Tuned (si vete emri programit, Stay Tuned) për të transmetuar të rejat më të fundit. Në fund të fundit, ky është vetë qëllimi i medias në vetvete. Mbase, publiku nuk e kupton, por vëmendja e reagimet e tyre ata janë forca jonë. Kështu, me dashamirsinë e tyre kalon çdo “frikë” apo “panik”. Sigurisht që së bashku me tërë stafin apo dhe të ftuarit(sepse në emision gjithnjë kemi të ftuar special për të trajtuar cështje të ndryshme) kemi respektuar çdo rregull, për të mirën tonë. E mbi të gjitha për të mirën e njerzve që duam…

Intervistoi Era Çela