Ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu denoncon gënjeshtrat e Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës i votuar nga 30 qershori, se ende nuk ka bërë asnjë punë në shërbim të komunitetit, por, përkundrazi, me propagandë gënjen, duke përvetësuar punët dhe arritjet e bashkisë në vitet e shkuara.
Xhelal Mziu: U bëre gënjeshtar profesionist! Turp vërtet! Sot pula klloçkë, bëri një lajm super gënjeshtër! Sikur fal tij, solli një zjarrfikëse dhurat nga ambasada Japoneze! Më datë 30 teror 2018 ambasadori Japonez, bëri një vizitë në Bashkinë Kamzës ku veç vizitës në zyrë, sallën e këshillit, One Stop Shoop, në rrugën Tokio, u diskutua dhe për disa fusha bashkëpunimi. Në takim, midis të tjerave, u premtua, financim për projekte mjedisore, gjelbrimi, për financimin e një zjarrfikësie (shikoni lajmet e mediave, lajmin zyrtar të bashkisë, korespondencën me ambasadën me dokumenta për zjarrfiksen) etj. U premtua gjithashtu që do bëj të mundur sjelljen e bizneseve japoneze në Kamëz! Është vërtet për të ardhur keq që në vend që të merret me qeverinë për të financuar repartin e zjarrfikseve, zjarrfikëse, e pajisje të tjera, grandin e kushtëzuar për personelin, klloçka i shet si sukses të tij investimet e planifikuara nga Bashkia Kamëz (nga unë), apo dhuratat e dakortësuara rreth 2 vite më parë! Theksoj, që në vitin 2015 kur u bë delegimi i disa kopetencave nga qeveria duhej të pajiste 61 Bashkitë me zjarrfikëse, madje 2018 ishte afati i fundit ligjor. Sipas ligjit, qeveria e Rilindjes duhet të sillte.
1. Financimin e repartit të zjarrfikëseve.
2. Zjarrëfikse e makineri të tjera mbi 10 copë.
3. Grand të kushtëzuar për një personel mbi 60 punonjës zjarrfiksie, etj.
Pavarësisht dërgimit të dhjetra shkresave e ankesave, qeveria e rilindjes nuk i financoi ato.
#PipipimPapapamPapaPam, nuk do të punojë, nuk do ta shqetësojë qeverinë tij, por veç të bëjë propagandë e gënjeshtra. Qeveria Rama me këtë rast tregon që, jo vetëm persekuton demokratët, por duket qartë që diskriminimin e ka me gjithë qytetarët e Kamzës! Zgjedhjet e reja, për të patur një bashki dhe një qeveri legjitime dhë të përgjegjshme për popullin, janë e vetmja zgjidhje për Kamzën dhe për gjithë Shqipërinë!