Kryemadhi: Ky sekt, pasi shkatërroi memorien historike të vendit,  tani do të shkatërrojë dhe memorien emocionale të familjes shqiptare

167
Sigal

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, prezanton kandidatët e Qarkut Shkodër (PJESA 2)
Shkodra është një qytet i jashtëzakonshëm. Në fakt unë u mora me Melisën, por nuik mund të rri pa thënë gjë për Edmond Ndoun, sespe Mondin e gjej kudo me të gjithë mniqtë e mi që i takoj, që s’kanë lidhje me LSI-në, por që janë dashamirës të Mondit dhe që thonë: Ah moj burrneshë, keni gjetur një burrë të mirë me atë Mond Ndoun! Për të mos vazhduar më pas tek Lindita apo te avokatja Allhysa. Për të mos vijuar më tej me Ilirin, që është i hershëm dhe një nga themeluesit e LSI-së. Apo më tej për të kaluar tek Linda, gazetare, ku ne kemi nevojë gjithmonë për fjalën e lirë, sepse fjalën e lirë nuk e kemi vetëm në media, por fjala e lirë është kudo, për të folur edhe brenda institucioneve të partisë. Për të kaluar më pas te Ashimi, tek Ermira, Somela dhe te Ervisi.
Unë jam e bindur që Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Shkodrës do të jetë një strukturë, e cila nuk ka thjesht qëllimin e votës në kuti, por ka qëllimin për ta ndryshuar këtë realitet, dhe për të kthyer ekonominë, punësimin, zhvillimin, kulturën, artin.
Në fakt është fat i madh që ju nuk keni kryetar Bashkie të rilindjes këtu për momentin, sepse edhe Teatrin ‘Migjeni’ do e kishin prishur. Edhe lagjet e vjetra shkodrane po ashtu. Shikoni së çfarë po ndodh në Tiranë, se çfarë po bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po shkatërron edhe Maternitetin, aty ku kanë lindur me miliona fëmijë të Tiranës, aty ku miliona nëna kanë kaluar dhe përjetuar emocione të jashtëzakonshme. Dhe të shkatërrosh Maternitetin sepse do të ndërtosh kullë aty, kur ndërkohë është një nga godinat më qendrestare, më të vjetra apostafat të ndërtuara për atë punë, është me të vërtetë e tmerrshme.
Pora, ky kontingjent njerëzish që kërkon të shkatërrojë memorien, e shkatërruan memorien historike, e shkatërruan memorien politike, tani duan të shkatërrojnë edhe memorien emocionale të familjes shqiptare.
Megjithatë unë jam e bindur që 25 prilli do të jetë fundi i kësaj monstruoziteti të këtij shkatërrimi të memories së historisë sonë, por secili nga ne duhet të punojë çdo ditë duke trokitur derë më derë, duke takuar miqtë dhe shokët për të shtuar çdo ditë nga një votë.
Në të gjithë historinë e LSI nuk ka nevojë të çosh njoftime, sepse LSI punon shtëpi më shtëpi, dhe shkon në mikro, nuk shkon në makro. Ajo që është LSI është familja, duke e konsideruar shpirtërore familjen tonë, duke i konsideruar të gjithë të barabartë dhe duke i dhënë dorën njëri – tjetrit për të ecur përpara.
Unë jam e bindur që LSI në Shkodër do të ketë fitore spektakloare, sepse këtë e ndiej tek dhimbja që kanë kundërshtarët tanë politikë, tek xhelozia që ata kanë, e ndiej që nuk lënë gur pa lëvizur për të bërë gjëra dhe skena nga më të ndryshmet për të sulmuar LSI-në në Shkodër, por e kanë të pamundur, sepse jo vetëm që LSI është një uragan të rinjsh dhe të rejash që do të përmbysin jo vetëm rilindjen, por edhe do ti japë fund këtij tranzicioni politik, ekonomik dhe shoqëror.
Jam e bindur që më 25 prill LSI do të jetë një nga forcat, mos them forcë e parë, do të jetë forca kryesore që do të krijojë një histori të re në jetën politike shqiptare dhe do ti japë fund jo vetëm tranzicionit, por do të krijojë zhvillimin, hapësirën dhe do të jetë vërtet ura lidhëse e Shqipërisë me BE-në për të krijuar atë hapësirë për të cilën aspirojmë dhe ëndërrojmë të gjithë shqiptarët.
Një Shqipëri evropiane me të rinj dhe të reja, një Shqipëri që lulëzon. Një Shqipëri që begaton dhe një Shqipëri ku të gjithë janë të lumtur, të qetë dhe solidarë me njëri – tjetrin.
Flamujt politik ikin dhe vijnë. Ne si LSI fokusohemi tek njerëzit, ju shërbejmë njerëzve, mbajnë premtimin dhe krijojmë hapësira pa fund për të rinjtë dhe të rejat.