Spitali i Durrësit karantinë/ Viktima me koronavirus pati kontakt me 23 mjekë dhe 16 infermierë, tashmë të izoluar

475
Sigal

73-vjeçarja me koronavirus që ndërroi jetë sot në Spitalin e Durrësit ndodhej prej 7 ditësh e shtruar, por vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ajo ishte prekur nga koronavirusi.

Frika është se ajo mund ta ketë transmetuar virusin vdekjeprurës edhe te shumë mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital.

Të gjithë këtyre punonjësve të spitalit iu janë marrë mostrat dhe po kryhen analizat për koronavirus pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Gjithashtu, e moshuara mësohet se ka qëndruar për disa orë në Urgjencë, ku ka bërë vizitat, dhe më pas i janë bërë letrat për shtrim.