Xhaferri: SKANDAL/ Gjykata Kushtetuese “noterizon” edhe shkeljen e Kushtetutës!

32
Sigal

Nga Besard Xhaferi/

Caktimi i masës së sigurisë nga SPAK për liderin e opozitës Sali Berisha, duke anashkaluar Parlamentin është një shkelje kushtetuese, që për fat te keq sot u noterizua edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykatë, me justifikimin se Grupi i Deputetëve nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave ky grup nuk është subjekt në konflikt, rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan të shpallin antikushtetuese masat kufizuese të SPAK ndaj liderit demokrat Sali Berisha.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, krijon një precedent të rrezikshëm dhe de fakto e bën drejtësinë palë në misionin e Edi Ramës për likuidimin e opozitës.

Gjykata Kushtetuese po e lë fatin e liderit të opozitës në dorën e SPAK, ndonëse është tashmë e faktuar se SPAK ka vepruar me dy standarde, ku për Berishën pa asnjë provë në dosje kërkon ashpërsim mase, teksa kundërshtarëve të tij politik, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, u fshin emrin nga dosjet “Partizani”, “Inceneratorët” dhe “Sterilizimi”.

Drejtësia po kthehet në një vrasëse të pluralizmit dhe kjo është një këmbanë alarmi!