Një drejtoreshë shkolle, në rrjetin e trafikut të drogës

497
Nga Lindita MALO

Elbasani/Hetimet janë në fazë intensive, ndoshta priten edhe arrestime në ditët në vazhdim 
Burime hetimore nga Elbasani i thanë “Telegraf” se “ditët e fundit ka nisur hetimi ndaj një drejtoreshe në një nga shkollat e qytetit, e cila mendohet se ka lidhje me rrjete të trafikut të drogës.”. Po sipas organit të akuzës thuhet se “emri i saj ka dalë pas disa arrestimeve që janë bërë në një qytet tjetër
Duket se rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore apo edhe të drogës nuk po kursejnë të rekrutojnë edhe elementë të veçantë nga shtresat e njerëzve të shkolluar, të cilët joshen nga paraja. Dihet se deri sot në raportet e policisë, kanë dalë shpesh pas hetimeve emra zyrtarësh, drejtuesish, zv/ministrash madje edhe ministrash, dhe kjo ndoshta nënkupton faktin se edhe në të ardhmen do të dalin sa më shpesh edhe emra të tjerë. Edhe arsimi, i cili deri sot ndoshta kishte mbetur pa u prekur, duket se është implikuar, veç korrupsionit, edhe me rrjetin e trafikut të drogës. Burime hetimore nga Elbasani i thanë “Telegraf” se “ditët e fundit ka nisur hetimi ndaj një drejtoreshe në një nga shkollat e qytetit, e cila mendohet se ka lidhje me rrjete të trafikut të drogës.”. Po sipas organit të akuzës thuhet se “emri i saj ka dalë pas disa arrestimeve që janë bërë në një qytet tjetër, të disa personave të kapur me sasi të konsiderueshme hashashi, dhe mendohet se ajo është e implikuar prej kohësh në rrjetin e trafikut”. Implikimi i shtresave të intelektualëve në rrjetet e trafikut të drogave, mbetet “risia” më negative e kohës ku jetojmë, mbetet njolla e turpit, e cila natyrisht ka ndikimet negative edhe tek brezat e rinj. Mjafton të mendosh se kur arrin të implikohet një drejtuese shkolle në rrjetin e trafikut të drogës, çfarë morali mund t’u bëjë ajo nxënësve apo edhe kolegëve, lidhur me pasojat që sjell ky fenomen kaq negativ mes të rinjve. Nga organi akuzës thuhet vetëm kaq për sa i përket lajmit, por mësohet se drejtoresha e implikuar ka lidhje të hershme me pushtetin e Rilindjes, dhe ka prej vitit 2013 në atë detyrë, të cilën e ka shpërdoruar shpesh përgjatë këtyre viteve. Mësohet se drejtoresha e shkollës, e cila akuzohet për lidhje me trafikun e drogës, është kontingjent i fushatave elektorale, dhe njihet si kontribuuese financiare e tyre. Nga viti 2013, kjo drejtoreshë sot e hetuar nga Prokuroria për lidhje me trafikun e drogës, ka edhe denoncime të tjera, pasi ka kryer edhe po vazhdon të kryejë me sukses shkatërrimin e stafit dhe institucionit që drejton, falë mbështetjes politike. Madje ajo është dhe nuk mungon edhe në takimet dhe ceremonitë e kryeministrit me mësuesit e “Shqipërisë” kur ka 7-8 marse apo edhe në fundviti. Kjo duket se është edhe “dhurata” më e bukur që Rilindja i bëri në mandatin e parë qeverisës vendit, sistemit arsimor, dhe që ndoshta Rama vazhdimisht e quan “një vlerë e shtuar e qeverisjes dhe reformave të suksesshme”. Futja dhe shtrirja e hashashit edhe në shkolla, mbetet një dukuri tepër e rrezikshme dhe negative, e cila po krijon vatra të një rreziku që vjen nga jashtë mureve të shkollave dhe futet madje deri në klasa. Numërohen me dhjetëra e dhjetëra raste të futjes së hashashit edhe në institucionet shkollore, madje nuk kanë munguar edhe rastet e incidenteve dhe rrezikut për jetën nga nxënës, të cilët janë kthyer në përdorues të hashashit. Situata më e fundit, duhet të jetë kambana e alarmit , për një fenomen negativ dhe shumë të rrezikshëm, që po shfaqet shpesh muajt e fundit edhe në institucionet e arsimit, duke mos bërë dallim, në qytete të vogla, të mëdha madje edhe në shkolla fshati. 
Sigal