Xhaferri: Siguria dhe klima e sipërmarrjes në mëshirë të krimit që nuk kursen as qytetarët e pafajshëm!

16
Sigal

Selman Mihana 70 vjeç, me profesion ekonomist pranë një firme inertesh, pa asnjë faj mbeti viktimë e një atentati mafioz në Gurëz të Kurbinit.
Objektiv i atentatit ishte pronari i firmës i cili mbeti i plagosur i rëndë, ndërsa autorët u larguan të qetë, pasi Policia në këtë vend ka rënë dhe ka vetëm 3 prioritete, gjobat, propagandën dhe angazhimin elektoral kundër opozitës.
Kjo vrasje na dëshmon se rendi dhe klima e biznesit në vend janë në mëshirë fatit dhe janë qytetarët e pafajshëm që po bëhen kurban i degradimit të institucioneve përgjegjëse për rendin dhe sigurinë.
Koha të reflektojmë dhe të kuptojmë se kjo kastë të korruptuarish ka shkatërruar çdo institucion, ndaj protesta për largimin e tyre nuk është më zgjedhje por detyrim

https://www.facebook.com/776478497/posts/pfbid0E8HBrztMPHi112vybDzsvoFjriaiAEL1zegQ4YmuUqV56mmrEb5RsPUqWqw4cbVBl/?