Xhaferri: Bardh Spahia “Kurban” i kandidimit të Ramës në Shkodër dhe paktit SPAK-RILINDJE!

90
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Prokuroria e Posaçme që ky mbyllur gojën përpara bandave me makina të blinduara që vranë votën e lire në 14 Maj në Shkodër e mbarë vendin dhe që ka amnistuar ata politikanë që ekspozuan Shkodrën përballë krimit ka marrë të pandehur Bardh Spahinë.

Ky është një akt që demaskon aleancën e turpshme parazgjedhore SPAK-RILINDJE që kërkon t’i shtrojë rrugë kandidimit të Edi Ramës në Shkodër, që ashtu si në Durrës bandat do t’i diktojnë listën e deputetëve.

Rama e do peng të SPAK, Bardh Spahinë, se e di forcën e tij elektorale në Shkodër dhe në diasporë, veçanërisht në Itali dhe Angli.

Bardh Spahia ka drejtuar Bashkinë e Shkodrës dhe tenderat e tij kanë kaluar në sitën e SPAK dhe nuk është gjetur asnjë shkelje, por Bardh Spahia po merret i pandehur për çështje që as nuk do duhej të ishin subjekt i SPAK, institucion që po poshtërohet nga kreu i Bandës 5D që me 4 akuza bredh i lirë nëpër botë.

Demokratët dhe qytetarët e Shkodrës e dinë se kush është Bardh Spahia, i cili ashtu siç u përball me bandat në 6 Mars dhe 14 Maj do të përballet dhe me 11 Maj.

Pakti parazgjedhor SPAK- Rilindje do jetë epitaf mbi varrin e drejtësisë së re.

Ne nuk do na ndalin se në 11 Maj vota masive brenda dhe jashtë Shqipërisë do rrëzojë çdo skenar manipulimi të Edvin Surrelit.