Xhaferri: Ai që premtoi se PS nuk bëhet mburojë e askujt që vjedh propozoi Nenin Rama që i jep imunitet plaçkitësit të parave publike!

Sot banda e plaçkitësve u mblodh për të propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, me qëllimin e vetëm për të krijuar imunitet për vjedhjet e taksave.

Me ndryshimin e nenit 242 nuk janë më vetëm deputetët dhe kryetari i bashkisë që kanë imunitet nga pezullimi, por kësaj kategorie i shtohet edhe Kryeministri, për të cilin po ndryshohet ky nen, si dhe, për fasadë, shtohen zëvendëskryeministri, Presidenti, ministrat, Avokati i Popullit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

NOA

Ky është një akt kriminal, jo kundër drejtësisë, por kundër shqiptarëve, të cilëve po u thuhet se ata që i vjedhin dhe i zhvasin tashmë janë të paprekshëm.

Më 20 shkurt është koha të dëshmojmë se këtij sekti i duhet thënë ndal një orë e më parë.

Koha është që shqiptarët të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e tyre.