Gjykata e Lartë ka vendosur në një linjë me Apelin e GJKKO-së për Olta Xhaçkën. Togat e zeza vendosën sot kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.Në fillim GJKKO urdhëroi SPAK të hetonte,por më pas prokuroria e Posaçme ankimoi dhe shkalla e dytë e gjyqësorit aprovoi kërkesënSë fundmi dhe trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sander Simoninë në seancën e sotme e la në fuqi. Beleri kërkonte shfuqizimin e dy vendimeve të gjykatave të Posaçme dhe urdhërimin e SPAK që të hetojë ish-ministren. Ai e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi, për disa vepra penale.E teksa refuzoi hetimin e çiftit socialist, SPAK mori të pandehur për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, lidhur me tjetërsimin e dy sipërfaqeve të tokës mbi të cilat Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik.
Mazhoranca refuzoi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën
Socialistët vendosin të sfidonin disa herë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të koleges së tyre Olta Xhaçka, pasi kjo gjykatë e “detyroi” Kuvendin të dërgojë për interpretim pranë kësaj gjykate mandatin e saj. Gjyqtarja e Kushtetueses Holta Zaçajme herët ka deklaruar se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka. Ajo i kujtoi deputetëve se nuk mund të vihej në diskutim fuqia detyruese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat “janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim”.
Që nga qershori i vitit 2022 mazhoranca përdoroi afate dhe procedura parlamentare për të zvarritur në kohë shqyrtimin e saj në organet parlamentare dhe me vendim politik ka mbrojtur deputeten e saj.Jemi në 2025 dhe ish ministrja mori mandatin tjetër të saj në Kuvendin e Shqipërisë.




















