Në fakt nga qeveria është thënë si rritje pensionesh, por nga mënyra se si do zbatohet duket se nuk do jetë pjesë e pensionit, por si e ardhur shtesë mbi pensionin. Edhe deklarimi i ministrit në këtë linjë shkonte. Nëse nuk do jetë pjesë e pensionit, si rezultat nuk do kemi rritje të pensioneve, por rritje të të ardhurave të tyre.
Gjë që duhet, sa here të rritet pensioni social të rriten dhe pagesat e këtyre grupeve sociale, për të mos e thelluar më tej diferencën e përfitimit si rezultat dhe varfërimin e tyre. Se ç’do ndodhë me këto grupe sociale do të shohim në të ardhmen, por duket se në buxhet nuk është parashikuar ndonjë shifër e konsiderueshme.

Në një dalje publike ditë më parë, Kryeministri Edi Rama lajmëroi për rritje të pensioneve, sintetizuara në buxhetin e vitit 2026. Madje ai tha se shifrat e rritjes, në vitet e ardhëshme do të dyfishohen, trefishohen, katërfishohen e pesëfishohen deri në vitin 2030. Do arrijmë objektivat që kemi premtuar gjatë fushatës elektorale për pensionistët, duke përmendur shifra konkrete për çdo kadegori pensionesh. Ditë të tjera lajmëroi edhe për rritjen e pagës minimale, indeksimin e rrogave e të tjera risi të buxhetit për vitin e ardhshëm. Objekt i këtij shkrimi do të jetë vetëm ajo çfarë është thënë për pensionet.
Në ditët që pasuan, shtypi i shkruar, rrjetet sociale dhe kanalet televizive, i bënë jehonë lajmit, që në fakt nuk ishte i zakontë, edhe pse pritjej në një fare mënyre, por jo në atë masë e me shumëfishime në vite. Diferencat e masës së rritjes mes kadegorive të pensionistëve krijuan konfuzion, paqartësi e pabarazi. Duke u rritur vit pas viti thellojnë më tej diferencimin. Më e paqartë e më e turbullt u bë situata kur nëpër studio televizive, të ftuarit jepnin mënyra të ndryshme për zbatimin e skemës dhe shifrat ndryshonin shumë. Madje disa shprehnin dyshimin se këto shuma të përfituara nuk do t’i bashkangjiten pensionit, por do jenë si pjesë kompesimi i të ardhurave të pensionistëve. Të tjerë thanë që është marrrë fondi i bonusit, që jepej një herë apo dy herë në vit e do u jepet pensionistëve çdo muaj. U krijua një lloj tymnaje ku pensionistët nuk ishin të qartë se cila do jetë e vërteta dhe sa do përfitojnë. Por Ministri i Financave ditët e fundit iu dha përgjigje disa pyetjeve që i shqetësonin pensionistët. Ai tha, se fondi i përcaktuar prej 100 milionë euro për vitin 2026 nuk do jepet një herë në vit, por i përmuajshëm, duke nënkuptuar për fondin e bonusit. Të paktën kështu u kuptua. Është e drejtë ose jo, kjo është tjetër punë, por të paktën pensionistët janë të ndërgjegjësuar për masat që po zbaton qeveria. Madje ministri dha përgjigje edhe për diferencat e masave të përfitimit, që shkojnë për kundër politikës së mëparëshme të bonusit, ku përfitonin më shumë ata që kishin pension të ulët dhe e kundërta. Ai, bëri të ditur se është menduar që të përfitojnë më tepër ata që kanë kontribuar më shumë në skemën e sigurimeve shoqërore e më e ulët për ata që kanë më pak vite sigurimi.
A është i drejtë ky diferencim? Si mund të bëhej më mirë e të ishte më e drejtë shpërndarja!
Çdo qeveri ka politikat e saj të zbatimit, duke u nisur nga programi dhe premtimet në zgjedhjet e përgjithshme. Në këtë linjë shkon dhe mënyra e zbatimit të kësaj mase të rëndësishme të marrë nga qeveria ditët e fundit. Është deklaruar se pensioni i plotë do kompesohet me 1800 lekë, pensioni i pjesëshëm 800 lekë, pensioni rural 1000 lekë, pensioni familjar 700 lekë, pensioni i invaliditetit vetëm 600 lekë. Nëse zbatohet kjo skemë siç është deklaruar, pa ndonjë ndryshim gjatë viteve, deri në vitin 2030, pensioni i plotë nga 27 350 lekë shkon në 54 350 lekë, pensioni i pjesëshëm nga 15 850 lekë shkon në 27 850 lekë, pensioni rural nga 11 500 lekë shkon në 26 500 lekë, pensioni familjar nga 11 400 lekë arrin në 21 500 lekë dhe pensioni i invaliditetit nga 20 mijë lekë shkon në 29 000 lekë. Fondi i përgjithshëm për pesë vite do të ishte: mesatarja 150 euro x 750 000 x12 muaj =1,35 miliard euro përveç ineksimit të përvitshëm.
Meqënëse është konceptuar që shtesat të jenë sipas kontributeve, mirë do ishte që kjo të zbatohej me vitet e punës të çdo pensionisti, jo thjesht duke marrë një mesatare aritmetike siç është vepruar. Me sa duket si etalon matje është marrë shtesa 1800 lekë për pensionin e plotë, e cila mund të shërbente për përcaktimin e shumës për një vit pune. Shuma 1800 lek : 40 vite pune – 45 lekë për çdo vit pune. Kjo përcaktonte edhe shtesën për pensionin social, i cili do të ishte 675 lekë, si rezultat i shumëzimit të 15 viteve pune me 45 lekë. Ndërsa çdo pensionist tjetër do kishte shuma të ndryshme sipas viteve të punës. Përjashtim do bënin invalidët e punës për të cilët të merrej shuma minimale 675 lekë për ata që kishin më pak se 15 vite pune sigurimi, ndërsa të tjerët llogaritja të bëhej si për gjithë pensionistët e tjerë. Kështu edhe për pensionet familjare. Unë nuk e di sa do ishte fondi vjetor nëse do zbatohej kjo skemë, por do bënte të mundur që gjithëkush të merrte hakun që i takonte. Nëse fondi vjetor do ishte më i madh se 100 milionë euro, specialistët mund të ulnin koeficientin e shtesës për një vit pune. Shumat e përfituara le të shumëfishoheshin për çdo vit, ashtu siç është përcaktuar.
Shumat e përfituara a do jenë pjesë e pensionit?
Kur themi që këto shtesa do jenë rritje të pensioneve, apo të ardhura shtesë të pensionistëve, duket sikur themi të njejtën gjë. Nuk ka ndonjë ndryshim mjafton që pensionisti fut në xhep lekët e shtesave. Në pamje të parë kështu duket, por në thelb ndryshon gjithëshka. Nëse qeveria thotë do rriti pensionet me vlerat e përmëndura më sipër kjo do të thotë që masa e përfituar duhet të bëhet pjesë e pensionit, dhe çdo rritje apo indeksim të pensioneve duhet të bëhet edhe mbi shumat e përfituara vit pas viti. Shtesa trupëzohet me pensionin e bëhet një shifër, e cila nuk mund të hiqet apo zvogëlohet në të ardhmen. Kur themi që qeveria shton të ardhurat e pensionistëve me vlerat e përmenduara, kjo do të thotë që pjesa e përfituar mbetet plus pensionit që është caktuar nga ligji i sigurimeve shoqërore. Pra ajo shumë mbetet plus deri sa kjo qeveri ose një tjetër më pas, duke përdorur politika të tjera, apo në pamundësi fondesh edhe mund ta heqë apo ta zvogëlojë atë. Në fakt nga qeveria është thënë si rritje pensionesh, por nga mënyra se si do zbatohet duket se nuk do jetë pjesë e pensionit, por si e ardhur shtesë mbi pensionin. Edhe deklarimi i ministrit në këtë linjë shkonte. Nëse nuk do jetë pjesë e pensionit, si rezultat nuk do kemi rritje të pensioneve, por rritje të të ardhurave të tyre. E vetmja risi e mirë është se përfitimi do të dyfishohet, trefishohet, katërfishohet e pesëfishohet sipas viteve. Pensionistët do të fitojnë më shumë të ardhura, por jo pension më të mire. Një lloj politike, e sjelljes së mirë ndër vite e pensionistëve. Na mbështesni në zgjedhje t’u mbështesim në të ardhura. Largpamësi dhe çdo gjë e ligjëshme, por jo e drejtë pasi çdo e ardhur mbaron apo zvogëlohet, me largimin e viteve. Kjo pasi të ardhurat e përfituara nuk do bëhen pjesë e pensionit në të ardhmen. Edhe mund të ndodhë, pasi vetëm një VKM e zgjidh problemin, por dilema se a e përballon skema e sigurimeve shoqërore fondin e pesëfishuar deri në vitin 2030, mbetet për t’u pare në të ardhmen. Unë besoj se edhe sikur të ardhurat të ishin 30% më pak, nga ajo që do përfitojnë nga skema e paraqitur, por ato të bëheshin pjesë e pensionit, do ishin më të kënaqur pensionistët. Ndoshta me një rritje mesatare 4% nga 6,6% që është aktualisht, por duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar e pesëfishuar vit pas viti, fondi do ulej 30%, por pensionet do rriteshin në nivelin e premtuar prej 60% në vitin 2030. Nga 1,35 miliarde euro që do jetë fondi, do të mjaftonin vetëm 900 milion euro, gjë që mund të përballohej edhe nga sigurimet shoqërore.
A do zbatohet kjo skemë e paraqitur nga qveria edhe për pagesat e tjera që jepen nga zyrat e ndihmës sociale?
Për personat me aftësi ndryshe, ata me ndihma ekonomike, jetimët, gratë në proces divorci, ato me shumë fëmijë, asgjë nuk është thënë deri tani, edhe pse pagesat e tyre janë më pak se pensioni social. Ky i fundit thuhet se do shkojë në 200 euro në vitin 2029, duke thelluar e më tej diferencat e pagesave për këto kategori. Ndoshta mund të ketë një lloj rritje, por nuk besoj me skemën që përdoret për pensionistët. Edhe pse nuk ka një minimum jetik që detyron qeverinë për të rritur të ardhurat e më të varfërve, por kemi një pension social që e zëvendëson atë në një farë mënyre. Gjë që duhet, sa here të rritet pensioni social të rriten dhe pagesat e këtyre grupeve sociale, për të mos e thelluar më tej diferencën e përfitimit si rezultat dhe varfërimin e tyre. Se ç’do ndodhë me këto grupe sociale do të shohim në të ardhmen, por duket se në buxhet nuk është parashikuar ndonjë shifër e konsiderueshme.




















