Elez Biberaj: 29-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë

1142
Sigal

Elez Biberaj, drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, në një status në Facebook, ka shkruar për ceremoninë e 29-vjetorin të rivendosjes së marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

“Në ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit e Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko”,- shkruan Biberaj.

Postimi i plotë i Biberaj i shkruar në shqip dhe anglisht:

29 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Sekretari amerikan i Shtetit James Baker: “Ne jemi me ju, ju jeni me ne!”

Njëzet e nëntë vjet më parë – më 15 Mars 1991 – Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet e plota diplomatike pas më shumë se pesëdhjetë vitesh mos njohje dhe vetëm tre muaj pas rrëzimit të regjimit komunist shqiptar. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në një ceremoni në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari amerikan Raymond Seitz dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani. Në ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit e Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.

The 29th anniversary of the reestablishment of u.s.-Albania relations

U.S. Secretary of State James Baker: “We are with you, you are with us!”

Twenty nine years ago – on March 15, 1991 – the United States and Albania resumed full diplomatic relations – after more than fifty years of non-recognition and only three months after the demise of the Albanian communist regime. The Memorandum of Understanding was signed at a ceremony at the State Department by U.S. Assistant Secretary Raymond Seitz and Albania’s Foreign Minister Muhamet Kapllani. The ceremony was also attended by the leaders of the opposition Democratic Party, Sali Berisha and Gramoz Pashko.