Bardhi i kthehet Ramës pas refuzimit të ndihmave për bizneset dhe njerëzit në nevojë: Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka

445
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguaR pas refuzimit nga Edi Rama të planit të PD-së për ndihmën ndaj bizneseve dhe njerëzve në nevojë .

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se “1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por Edi Rama nuk do t’ia dijë.

Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, refuzon propozimet realiste të PD për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë nga kriza e koronavirusit.

Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka se të mos prekësh milionat që Edi Rama ka ndarë për Vilmën, inceneratorët dhe klientët e tij këtë vit me buxhetin e shqiptarëve në karantinë!”.