Berat/ Makina bie në lumë, humbin jetën nëna dhe fëmija i saj i mitur

132
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat sot ku një makinë ka rënë në lumin Osum dhe si pasojë kanë humbur jetën nëna dhe djali i saj i mitur.

Policia bëri me dije se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e re”, ku shtetasja me inicialet K. Xh., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në lumë.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.