Votimi i kryetarëve të Komisioneve, në seancën e radhës

340
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka thirrur sot në orën 18:00 kryetarët e grupeve parlamentare për të caktuar seancën e radhës.
Ndërkohë grupet parlamentare duhet të caktojnë kryetarët e komisioneve dhe shpërndarjen e deputetëve, votimi i të cilëve do të bëhet në seancën e radhës.
Sot në orët e para të mëngjesit, pas një seancë maratonë prej 22 orësh, Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 51 kundër kabinetin “Rama 2” dhe programin politik të saj.