Delegacioni i BE: Kërkesat e studentëve të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike

471
Sigal

Protestën prej 2 javësh të studentëve, e ka përshëndetur edhe delegacioni i BE në Shqipëri dhe I bën thirrje qeverisë, që të japë zgjidhje konkrete dhe praktike. Reagimi në rrjetin social I Delegacionit të BE-së në Shqipëri: Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.