Votimet, Kryemadhi: E lumtur që LSI-ja vijon të mbetet partia e të rinjve shqiptarë

65
Monika Kryemadhi

Një ditë pasi rifitoi besimin e anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një konferencë të posaçme për shtyp.

Nga foltorja e LSI-së, Kryemadhi teksa shprehu falënderimin e saj deklaroi se është e lumtur që LSI-ja vijon të mbetet partia e të rinjve shqiptarë.

Kryemadhi tha se sot është vetëm fillimi dhe se që të fitojmë mbi vështirësitë duhet t’iu rikthejmë shpresën shqiptarëve.

“Faleminderit LSI, sot është vetëm fillimi. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë por jemi mësuar. Që të fitojmë mbi vështirësitë duhet t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën.
Sot jam shumë krenare për të gjithë ju sepse më bëtë një grua që është drejtuese e një partie politike. Gratë dinë të përballen me sfida dhe vështirësitë. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen çdo ditë.
E mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishte dalë në opozitë. na është dashur të përballemi me sfida shumë të mëdha por me mbështetjen tuaj ia dolëm. E shpall se do të vazhdoj ta bëj këtë parti, një parti të mikpritur.
Vazhdoj të ftoj të rinjtë e të rejat jo vetëm për të qenë pjesë e LSI-së por vendimmarrës. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat”, deklaroi Kryemadhi.