Drejtuesi i departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, ka reaguar në lidhje me akuzat e Veliajt dhe disa elementeve te Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado , i cili ka amnistuar figura të njohura si Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, ndërkohë që Beleri ka paraqitur një ankimin e tij në gjykatë.
Malltezi theksoi se Dado ka amnistuar edhe prokurorët Kraja dhe Millonai, të cilët janë të përfshirë në akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Ai ngriti një pyetje të rëndësishme: nëse Dado merr urdhra nga dikush tjetër, atëherë ai që e komandon duhet të jetë në vëmendjen e drejtësisë.
Malltezi sugjeroi se ky person, që i jep urdhrat Dados, duhet të shqyrtohet me kujdes, duke përdorur një metaforë, ku çdo regji e ka një regjisori që udhëheq veprimet.
Postimi i Malltezit:
Ols Dado amnistoi Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin dhe Beleri po e ankimon në gjykatë. Olsi amnistoi edhe prokurorët Kraja-Millonai që i çova për shpërdorim detyre & falsifikim. Prandaj nëse e komandon dikush Olsin duhet parë nga rregjizori apo jo?






















