Policia në Kurbin ka arrestuar një shtetas, pasi dyshohet se mbante në banesë armë zjarri dhe fishekë.
Efektivët shprehen se gjatë kontrollit në banesë, shtetasit Fatmir Kuqi i janë gjetur 115 fishekë luftarakë, por edhe një armë gjahu.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. K, 48 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarak, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje”, njofton policia.




















