Vorë, LSI kundërshton rezultatin: U manipulua, kërkojmë votën reale

485
Pas rezultati në Vorë, ku fitoi kandidati i APPD Fiqiri Ismaili, banorët janë mbledhur përpara KZAZ duke mos pranuar rezultatin. Ata janë shprehur se kërkojnë votën realë në zgjedhjet e 21 qershorit. 
Banorëve i është bashkuar edhe kandidati i ASHE, Luan Sallaku, i cili tha se jemi këtu për të demonstruar deformimin e votës. Ai tha se ka besim tek Prokuroria dhe KQZ që do e zgjidhin këtë çështje. “Do qëndrojmë në shesh derisa të gjejmë të drejtën tonë”, tha Sallaku. 
Fiqiri Ismail ii koalicionit të djathtë fitoi me 7985 vota kundrejt rivalit të ASHE Luan Sallaku i cili mori 7746 vota.
Sigal