Dy krerët e opozitës shqiptare firmosin marrëveshjen mes PD-së dhe PL-së. Ja pikat ku përqëndrohet koalicioni, deklaratat e Berishës dhe Metës, jehona e mediave europiane dhe zyrtarizimi i kandidaturës nga Belind Këlliçi për primaret e PD në Tiranë
Zgjedhjet lokale. Arrihet marrëveshja mes PD-së dhe PL-së. Krerët e partive: Historike!
Hyrje: Opozita tashmë ka arritur një marrëveshje, e cila është konsideruar historike nga të dy palët. Ndërsa deri më tani opozita në Shqipëri nën drejtimin e Lulzim Bashës ka shënuar humbje të njëpasnjëshme duke hequr dorë nga çdo funksion drejtues në shumë institucione. E vetmja Bashki që mundi t’i rezistojë ‘uraganit’ të PS në zgjedhjet e fundit ishte ajo e Shkodrës, e cila u mbajt me ‘thonj e dhëmbë’ nga Voltana Ademi. Ndërsa sot në krye të saj është Bardh Spahia, i cili nuk dihet nëse do të marrë pjesë në primaret e nisura nga PD për të rizgjedhur nga vetë demokratët përfaqësuesit e tyre në garë për kreun e Bashkisë në çdo qytet. Primaret janë mbështetur edhe nga Partia e Lirisë, të cilët janë shprehur se procesi është tejet demokratik dhe i nevojshëm. PD ka edhe një sfidë tjetër! Para se të hyjë në garë për bashkitë, atë të ndarjes territoriale. PD kërkon që vendi të ndahet në 97 Bashki, ndërsa nuk dihet se sa do të lëshojë pe Partia Socialiste. Ndërsa data e zgjedhjeve mund të përdoret si një plan shpëtimi që mund të përdorë. Socialistët edhe më herët kanë deklaruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për të implementuar ndarjen e re territoriale pasi zgjedhjet janë shumë pranë.

Arrihet marrëveshja mes PD-së dhe PL-së. Ja pikat ku përqëndrohet koalicioni
Zbardhet marrëveshja që u firmos mesditën e sotme nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm. me datë 27 tetor 2022, me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Firmosin marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:
- për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;
- të asgjësimit të pluralizmit politik në nivel vendor;
III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;
- të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;
- të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.
Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.
Vendosin:
- Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
- Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.
- Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.
- Të angazhohen për realizimin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive, që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.
- Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.
- Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.
Sali Berisha: Fillimi i fundit të regjimit të Rilindjes, pas kësaj marrëveshje historike edhe bashkimin e PD
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se marrëveshja mes PD dhe PL shënon fillimin e fundit të regjimit të Rilindjes “Nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës, që drejtohet nga një zonjë Rovena Hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë. Nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm. Ajo sikur është binjake me hijen. Tirana me 800 mijë banorë, më e madhe se disa shtete të Europës, do ketë parlamentin e vet të fuqishëm. Marrëveshja është historike, sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia. Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë. E konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit të Rilindjes,” -tha Berisha. Kryetari i PD-së, u pyet edhe për situatën brenda Partisë Demokratike. Ai tregoi sesi po shkojnë bisedimet, duke theksuar se negociatat brenda grupimit të PD vazhdojnë dhe nuk kanë lidhje me marrëveshjen me PL. Sipas Berishës, bisedimet diktohen nga statuti i PD, ndërsa tha se ka edhe një nen që lejon fraksionet brenda partisë. “Këtu përfaqësohen dy forca politike të ndryshme, me platformat e tyre dhe natyrisht bisedimet kanë sjellë një marrëveshje historike për misionin që do përmbushë. Bisedimet që zhvillohen brenda PD janë bisedime që diktohen nga statuti i PD-së, janë bisedime mes anëtarëve të PD, të cilët pavarësisht nga mendimet gëzojnë të drejta të njëjta statutore. Janë krejt të ndryshme. PD edhe në statut edhe po të mos e kishte në statut ka nenin e fraksioneve, ku çdo forcë është e detyruar të tolerojë debatin dhe kundërshtitë, por një parti që vendos fraksionin në statut është dy herë e detyruar.”
Ilir Meta pas marrëveshjes: Fitore e padiskutueshme!
Pas nëshkrimit të bashkëpunimit me PD-në për të fituar zgjedhjet vendore 2023, Ilir Meta publikoi një fotografi në rrjetet sociale me këtë mesazh: “Një marrëveshje historike, në themel të së cilës qëndrojnë referendumi dhe primaret dhe që udhëhiqet nga parimet e demokracisë, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, për të rikthyer llogaridhënien dhe dhënien e fuqisë së munguar të zërit qytetar. Fitore e padiskutueshme!” Nga konferenca e përbashkët për shtyp e kryetarit të PD, z. Sali Berisha me kryetarin e PL, z.Ilir Meta, pas nënshkrimit të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore 2023 kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se koha kur ‘ndeshjet’ trukoheshin nga Edi Rama ende pa nisur ka marrë fund. “Kështu që kjo është një ndeshje e vërtetë, e pakompromis sepse është ekzistenciale për qytetarët tanë, i shohim efektet e shpopullimit, janë të tmerrshme; është ekzistenciale për të ndalur këtë rënie të lirë të shtetit të së drejtës, mjafton Ëorld Justice Program, treguesit e fundit: Shqipëria e 84-a përkeqësohet, ndërkohë që Kosova vjen duke u përmirësuar 35 vende përpara. Pse?! Se ka demokraci! Kështu që është shumë e qartë se kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje dhe ka shumë të drejtë, sepse tani ndeshja është e vërtetë dhe është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen. Referendumi është fuqia dhe mjeti më i rëndësishëm që do të ketë çdo qytetar i këtij vendi për të marrë njëherë e përgjithmonë nën kontroll të ardhmen e tij.” Ndërsa kur u pyet nëse emri i tij do të propozohej për kryetar të këshillit bashkiak Meta deklaroi “se çfarë del nga korridoret e Fugës kjo nuk është një përgjegjësi e jona, por koha e bunker-bashkive ka perënduar njëherë e përgjithmonë.” Teksa shtoi “Tani ka ardhur koha që qytetarët jo vetëm të mos guxojë kush t’i dhunojë në mënyrë arbitrare të drejtat e tyre por të kenë foltoren e tyre, si ajo foltorja që pati dhe Doktori, ta kenë në këshillat bashkiake, ne parlamentet, ta kenë LIVE atje. Kjo është e vetmja rrugë që ta kuptojnë të gjithë rëndësinë e votës së tyre dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se këshillat bashkiake nuk janë për të noterizuar aktet e qeverisë apo aktet e e kryetarit të baskisë, por janë aty për të mbrojtur interesin e qytetarëve, që i zgjedhin për t’iu shërbyer, o për t’i dhunuar apo përjashtuar.”

Mediat ndërkombëtare: Berisha-Meta firmosin marrëveshje, kandidatë të përbashkët në zgjedhje
Mediat ndërkombëtarë kanë pasqyruar marrëveshjen e konsideruar si historike të opozitës Shqiptare. Zëri i Amerikës është shprehur se kjo është marrëveshja që do të risjellë opozitën në përballje të re me mazhorancën. Media Radio Europa e Lirë deklaron se beteja më e fortë do të jetë edhe një herë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa Bashkia Tiranë drejtohet prej dy mandatesh Erion Veliaj. Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë marrëveshjes pasi më herët opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka bërë marrëveshje me kreun e mazhorancës Edi Rama: marrëveshje që është kritikuar nga dy liderët e partive PD e PL, të cilët janë shprehur se nuk do të ketë kurrë marrëveshje me Kryeministrin Rama.





















